
Duke i studiuar binjakët, shkencëtarët kanë konstatuar se ai binjak që është më aktiv në aspektin fizik, duket edhe më i ri
Është zbuluar se pjesët kryesore të molekulës së ADN-së të personave më pak aktivë, shkurtohen më shpejt, gjë që rezulton me plakjen më të shpejtë të qelizave. Studimi është bërë nga shkencëtarët e Kolegjit Mbretëror në Londër, me ç’rast janë studiuar 2400 binjakë. Edhe më parë është ditur se aktiviteti fizik është i dobishëm për shëndet, por shumica e njerëzve nuk i kushtojnë kësaj rëndësinë e duhur.
Kështu, për shkak të stilit pasiv të jetës, janë shpeshtuar rastet e sëmundjeve të ndryshme, para së gjithash sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, nyjave, sëmundjeve të sheqerit dhe mbipeshës. Një studim i bërë në 15 shtete të BE-së ka treguar se përqindja e njerëzve fizikisht joaktivë sillet nga 43% në Suedi, e deri në 87% në Portugali.
mjekët thonë se për ruajtjen e elasticitetit të nyjave mjaftojnë edhe vetëm 15 minuta aktivitet fizik në ditë.


Leave a Reply