
Fjala martese vjen nga latinishtja maritare, nje bashkim qe realizohej nen mbrojtjen e perendeshes Aferdita – Mari. Per shkak se perkujdesja e kesaj perendie pagane evokohej vazhdimisht si nje aspekt i marteses, baballaret e Kristianizmit ishin kunder ketij institucioni. Sipas Origen: martesa eshte e felliqur dhe e pashenjteruar, nje domethenie e pasionit seksual.St Jeromme thoshte se qellimi kryesor i nje njeriu te zotit eshte te prese me sepaten e virgjerise, pemen e marteses.St Ambroze thoshte se martesa eshte nje krim kunder Zotit, sepse tjeterson statusin e virgjinitetit qe Zoti ia jep cdo burri e gruaje ne lindje. Martesa ishte prostitucion per anetaret e Krishtit, dhe te martuarve duhet t’u skuqej faqja per gjendjen ne te cilen jetojne. Tertullian thoshte se martesa eshte nje krim moral, me i tmerrshem se cdo ndeshkim apo se dhe vete vdekja. St Augustine thoshte qarte se martesa eshte mekat. Tatian thoshte se martesa eshte korrupsion, nje udhe e ndotur dhe e manget e jetes. influencuar prej tij, kishat siriane e bene rregull qe askush nuk mund te behej kristian pervec beqareve, askush qe kish qene martuar me pare nuk mund te baptizohej. Saturnian thoshte: Zoti ka bere dy lloje njerezish: burra te mire, dhe gra te djallit. Martesa sipas tij, perjeteson djallezine femerore, te cilat dominojne burrat me magjine e seksit.Shekuj me vone, St Bernard thoshte se per nje burre eshte me e thjeshte te ngjallte nje te vdekur, sesa te jetonte me nje grua e ta ruante shpirtin te paperlyer. St Paul e mallkoi martesen me nje shprehje shokante: martesa eshte dicka me e mire se djegia gjalle ne turre te druve. Por me vone ndjekesit e tij u treguan edhe me te ashper krejt sipas mesimeve te Jezusit: Nese dikush vjen tek une, dhe nuk urren nenen, babane, motrat, vellane, gruan dhe femijet e tij, fare e fis, madje edhe jeten e tij, nuk mund te behet nxenesi im. (Luke 14:26)Jerome kishte neveri ndaj memesise, ketij tumorizimi te uterusit, perkujdesit ndaj foshnjave qe s’e mbyllin gojen, gjithe atyre ndjesive themelore qe vetem vdekja i zhben fatmiresisht. Ai shtonte se cdo burre qe e do gruan e tij me passion, eshte mekatar dhe tradhtar.Nje shembull domethenes i ketij virtuti anti-familje eshte ai i nje shenjtoreje St Perpetua, e cila mohoi prinder, burre e foshnjen e porsalindur ne menyre qe te behej e denje per Krishtin. Zhduku prej meje, armik i zotit, sepse nuk te njoh fare- jane fjalet me te cilat ajo flak tutje foshnjen e saj, ndersa te afermit e saj pagane perpiqen ta kthejne mbrapsht.Ky ka qene koncepti i hershem kristian i nje gruaje te ndershme: nje grua qe ve besimin para familjes. Kisha kristiane me kohe reflektoi mbi kete kendveshtrim. Nuk ka asnje lloj shenjterimi te marteses nga ana e kishes romane deri ne shekullin 16. Ceremonite martesore deri ate kohe kane qene kryer sipas riteve pagane.Ne periudhen e paganizmit, pushteti i burrit ishte ne shumicen e rasteve dytesor, saqe kur erdhi koha dhe krijuan ligjin e pare te marteses, u kujdesen te percaktonin rregulla qe martesa te ishte monogame. Keshtu qe burri mund te mbeshtetej tek pasuria e gruas dhe femijet e tij duke ekufizuar dhe vete gruan.Shoqerite matriarkale rralle e lejonin xhelozine seksuale. Grate ishin te lira te ndryshonin te dashurit ose burrat, apo te benin martesa poligamike ose ne grup. Mitet regjistrojne tranzicionin nga martesat e lira, fleksibel te favorizara nga Perendeshat, ne martesat monogame te favorizuara nga Zoti. Perendesha parahelenike, Nena e Zeusit, Rhea e denoi monogamine si mekat dhe insistonte ne ligjin e vjeter te marteses ne grup. Mirepo djali i saj Zeusi e kundershtoi, dhe ne emer te patriarceve ipushtoi tokat e saj. Detyroi bijen e Rheas, Heren,- e cila jepet si nje trajte tjeter e Rheas, – te bashkohej me te nje martese monogame, megjithese ai vete kurre nuk i qendroi besnik detyrimeve te tij. ishte vazhdimisht shkeles i kurores, dhe Hera hakmerrej ndaj tij. Nje here, ajo nxiti perendite ne nje rebelim kunder Zeusit. Ky e ndeshkoi ate duke e varur ne qiell me kycet e kembeve dhe duarve lidhur bashke-ndoshta ky ka qene i pari precedent hyjnor qe lejoi burrat te torturojne grate ne rast mosbindje.Greket helene besonin se burrat duhet te benin c’ishte e mundur te detyronin grate e tyre te ishin te bindura dhe besnike. Aristoteli thoshte se burri duhej te ishte me shume se dyfishi i moshes se gruas, ne menyre qe te dominonte mbi te. Perbuzja e grekeve per grate faktikisht i shtynte ato drejt romancave homoseksuale, duke injoruar keshtu familjet e tyre dhe duke bere te dashur- djelmosha te rinj.
Duke vezhguar martesat ne grup qe ishin te zakonshme midis fqinjeve te tyre, greket i konsideronin keto zakone si barbare dhe imorale. Ne periudhen kur vetem greket kishin nje strukture sociale patriarkale monogame, nje grek i thote gruas spartane te Leonides: “Ju grate spartane jeni te vetmet gra qe urdheroni burrat”. Ajo i pergjigjet:“Ne jemi te vetmet gra qe lindim burra”
Rrefimet folklorike te Mesjetes percjellin nje pershtypje se Zoti ishte kunder marteses. Nje histori e tille eshte ajo e dy te rinjve te virgjer te cilet rane dakort te mos martohen kurre “per hir te Zotit”. Por prinderit e tyre i detyruan te martohen. Por me ndihmen e Zotit, toka nden kembet e tyre hapet dhe i perpin para se ata te kene kryer aktin e zhvirgjerimit. Nje prift qe guxoi te merrte pjese ne ceremonine e zyrtarizimit te marteses u gjet i vdekur mengjesin tjeter.
Gjate Mesjetes nuk kishte nje perkufuzim kishtar te nje martese te ligjshme apo te nje kontrate qe te ligjeronte nje martese. Kleriket dukej se nuk e kishin fare idene mbi nje subject te tille. Ata e injoronin martesen duke e lene ate krejtesisht ne mbreterine e bashkejeteses.
Nen ligjet Romane dhe barbare, martesat mund te inicioheshin dhe nderpriteshin lirshem, me vullnetin e seciles pale ne cdo kohe dhe per cdo arsye. Ky sistem funksionoi deri ne vitin 1563. Me ne fund Kisha e deklaroi bekimin prifteror si te domosdoshem per nje martese te vlefshme, duke zhvlersuar qe nga ai moment cdo martese sipas ligjeve te vjetra te pashkruara, duke u kujdesur njekohesish te kalonte ligjerisht pasurine gruas nen kontrollin e plote te burrit.
“Rregullat e marteses” te Frat Cherubinit ne shekullin e 15, e shpallnin burrin gjykatesin e shpirtit te gruas: “Qortoje ashper, talle dhe futi tmerrin asaj…e nese asnje nga keto nuk funksionon, atehere merr nje shkop dhe rrihe me sa fuqi ke, sepse eshte me mire te ndeshkosh trupin dhe te shpetosh shpirtin, sesa te demtosh shpirtin duke kursyer trupin.”
Patriarku i Rusise rekomandonte kamxhikun ne vend te hurit prej druri a hekuri, qe mund te te linte sakat apo edhe te vriste. “ Me mire kamzhik, keshillonte patriarku, dhe zgjidheni me kujdes vendin ku do godisni. Kamzhiku eshte me efektiv dhe shkakton me shume dhimbje.
Martin Luteri e konsideronte veten nje burre jashtzakonisht te mire. Kur gruaja ime e tepron, thoshte ai, merr vetem nje goditje me grusht prane veshit.
Ligji anglez i shekullit 19, konsideronte te pafajshem cdo akt dhune te burrit ndaj gruas se tij, duke e klasifikuar kete te fundit ne te njejtin rang me femijet dhe idiotet per nga te drejtat, e duke e vene nen kujdestarine e plote te burrit.
Ne 1848, Emili Collins, nje feministe e shquar amerikane e pershkruan keshtu nje grua amerikane te asaj kohe: nje grua qe sillte ne jete shtate femije, qe gatuante, pastronte, lante, shplante, milte lopet, qepte, rriste femijet dhe perkujdesej per cdo nevoje te burrit, i cili kishte te drejte ta godiste e rrihte sa here ajo ankohej nga lodhja a stresi i perditshem. Deri ne mes te shekullit 20, ligji amerikan ruante ende imunitetin e se ashtuquajtures “ shenjteri e shtepise”. Shtepia e nje burri eshte keshtjella e tij dhe nuk mund te nderhyhet. Ligji ndalonte gruan te hidhte ne gjyq burrin, sepse mund te shkaterrohej paqja e familjes. Vetem ne 1962 u perpilua nje ligj sipas te cilit paqja e shtepise konsiderohet e shkaterruar nese gruaja rrihet, e megjithate doktrina e imunitetit mbeti ende ne fuqi de jure.
Madje edhe sot, ne disa sherbesa fetare martesore ende nuk eshte hequr nga betimi i nuses se re fjala “ bindje”. Ende shume klerike besojne se gruaja duhet t’i nenshtrohet deshirave te burrit me shume se e anasjellta – nje e keqe jo e vogel sidomos kur ke te besh me burra qe e konsiderojne veten si lidere ne nje martese.
Nga nje forum ne Internet


Leave a Reply