Me kolegët harxhojmë pjesën më të madhe të ditës. Nëse kemi konflikte me ata, jo vetëm që bie rendimenti, por kalojmë orë të stresuar.
Megjithatë ka disa mënyra natyrale që mund t’i rregulloni marrëdhëniet. Gjeni kurajo, dhe ndiqni këto hapa:
Ⓐ Qartësoni problemin me veten tuaj:
Eshtë problem komunikimi? Bashkëpunimi? Nuk bini dakord mbi çështje pune? Apo është çështje e fryrë pa arsye? Shpesh është kjo e fundit!
Ⓑ Tregoni që jeni profesionist:
Mos u përpiqni të mbroni çdo pikë tuajën dhe mos u sforconi të jeni gjithmone i saktë. Reflektoni se çfarë kërkoni nga marrëdhënia, dhe trajtojeni ftohtë situaten.
Ⓒ Fajin lëreni jetim:
Takohuni diku jashtë zyre, dhe mos u përpiqni të gjeni faj. Flisni për ato që keni të përbashkëta dhe mënyrat se si mund t’i bëni orët e punës më produktive.
MBANI PARASYSH:
1) Besimi dhe 2) reciprociteti janë faktorët kryesorë në një marrëdhënie pune të shëndoshë.
Ndihmoji miqtë dhe kolegët të përmirësohen. Shpërndaje këtë këshillë! Për të marrë informacion të ngjashëm çdo ditë direkt në emailin tuaj, regjistrohuni këtu!
Ju urojmë një ditë produktive!
Na ndiqni! – Na vizitoni! – Shihni kush jemi!
©2014 ISN Albania | Str. Papa Gjon Pali II – Tirana, Albania
Leave a Reply