Ngrënia e qepëve ul rrezikun për tu prekur nga kanceri në stomak. Ky fakt është treguar nga një studim italian i Istituto Mario Negri dhe nga Università di Milano, i publikuar në revistën shkencore “Molecular Nutrition & Food Research”.
Ekspertët shprehen se rreziku për tu prekur nga kanceri i stomakut reduktohet edhe duke ngrënë hudhra. Shkencëtarët ballafaquan regjimin ushqimor të 230 personave të prekur nga tumori në stomak, duke i krahasuar me 547 persona të shëndetshëm.
Rezultoi se kush konsumonte mesatarisht dy-tre porcione qepë në javë, ishte më i mbrojtur në masën 40% nga kanceri në stomak, ndërsa në masën 20% ata që konsumonin hudhra. Carlo La Vecchia, drejtues i studimit sqaron se këto efekte i detyrohen aromës që ka qepa dhe hudhra, e cila lufton qelizat tumorale, duke e mbrojtur më mirë stomakun.
Leave a Reply