Ndue Hila
Shqipja jonë amtare,
Rritur suferinash.
Krenarë ke qenë gjithmonë
Vaditur me gjak trimash.
Tokën e Arbërise,
Koha shumë vish e ndau.
Gjokset e trimave,
Malli me lot i lau.
Një letër e thjeshtë me germa dyzuar,
Montoj vule lirise.
Malet supshtrenguar,
Montuan aktin e pavarsisë.
Kjo letër e bardh,
Kombi kurr se kishte parë.
Malet e vendosën ,
Mbi kreshta lapidary.
Një zemër e dermitur,
Lodhur ishte tuj ardhe.
Malet ngrohën detin,
Një breg ndaloj një valë.
Ererat lanë kodrinat,
Në Vlore hapin ndalën.
Shqipja ngriti kokën,
Kombi ferkoj ballin.
Shumë gjak është derdhur,
Shqipja gjithmonë në zi.
Themelet ishin hedhur,
Për shenjtnorën pavarsi.
Kosova supshtrenguar,
Me Iliriade e Cameri.
Europa e qorrosur,
Kurr s’na ka dasht të jem një.
Pabesitë e hordhivë,
Lirinë kurre s’na e kanë tretur.
Burrat e urtë të kombit,
Gjumë për të s’kanë fjetur.
Fjala e tyrë e urte,
Mbi shtize të dyfekut.
Në Vlore valvitën flamurin,
N’barut të fishekut.
Coptuar shqiperinë,
Europa na e la.
E kurr pavarsinë ,
Me zemrë nuk na e dha.
Plaku i urte i Vlores,
Me trimat e malsise.
Nënshkruan dora-dorës,
Fatin e Shqiperise.
Kaluan shumë dekada,
Dhe plot 100 vjet.
Trupin shqipe kalitë,
Por prap sakat ke mbet.
Nuk ndjehesh e lirë,
Dhe kurr , jo gëzuar.
Trupin katër copash.
Prap e ke të coptuar.
Era e perëndisë,
Do të ngrejë ty engjullorë.
Në djep të lirës,
Do të bashkohemi,një truporë.
Do ti bashkosh krahët,
Fluturim mbi gjithësi.
Bashkimi ynë nuk do ndalët,
Një komb, një flamur, një gjithësi.
Trupi i helmuar, endërra helm i gjumit,
Prap s’na duen të bashkuar.
Në rrjedhën e lumit,
Na duen duke shkuar.
Dridh nga tmerri e ngri nga frika,
Moj europë pse ben sehir?
Bekuar qofte amerikë,
Që na mbrojti neve lirinë.
Ndale vrapin shqipja jone,
Merrja valles mbi shqiperi.
Këndo këngë e bëj jehonë,
Trupin e gjymtuar prape do ta bëjme një.
Tetor, 2012.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply