
Përbërësit:
•300 g oriz
•15-20 luleshtrydhe
•1 qepë e vogël
•2-3 lugë vaj ulliri
•pak kripë
•pak piper të kuq
•30 g gjalpë
•250 g djathë parmixhan i grirë
•pak majdanoz i grirë hollë
Përgatitja:
Si fillim presim luleshtrydhet në copa (lemë dy-tre luleshtrydhe të plota për zbukurim).
I vendosim të marinohen në verë. Ndërkohë presim qepën hollë dhe e skuqim ngadalë në një tenxhere me pak vaj. Shtojmë orizin në të dhe e kavërdisim së bashku me qepën.
E shuajmë me pas me verën duke kulluar luleshtrydhet. I hedhim pak kripë, piperin e kuq të grirë pak trashë.
I shtojmë ujë të ngrohtë ose brodo perimesh ngadalë derisa orizi të jetë zier. Kur orizi të jetë gjysmë i zier është momenti që të shtojmë luleshtrydhet. E trazojmë ngadalë.
Në fund heqim rizoton nga zjarri dhe i hedhim gjalpin e parmixhanin dhe e trazojmë me kujdes. E përfundojmë rizoton me majdanoz të grirë hollë dhe disa luleshtrydhe të ndara gjysëm.
Shërbejmë rizoton me luleshtrydhe të ngrohtë të shoqëruar me një gotë verë të bardhë të mirë
Living.al


Leave a Reply