
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri sot një shaka duke cituar një frazë të njohur të Al Kapones mbi forcën bindëse të armëve.
Gjatë vizitës në një ekspozitë në Moskë me prodhime ”Made in Russia”, Putin u ndal para një modeli makine duke bërë sintezë mes një automjeti transporti të blinduar dhe një veture, të quajtur ”blindi i shkëlqyeshëm”, raporton agjencia ruse e lajmeve ”Interfax”.
Termi “i shkëlqyeshëm” është bërë një çështje humori në Rusi që prej kohës që rusët dhe Presidenti i cilësoi si ”njerëz të shkëlqyeshëm” ushtarët rusë që morën kontrollin në muajin mars dhe pa dhunë të gadishullit ukrainas të Krimesë.
“Blinda të shkëlqyeshëm? Mund të kesh më shumë me një fjalë të mirë dhe një armë sesa vetëm me një fjalë të mirë”, theksoi ai duke perifrazuar shefin e mafias nga Çikagoja, Al Capone: “Mund të kesh më shumë me një fjalë të mirë dhe një revolver, sesa vetëm me një fjalë të mirë”.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply