
Një i ri shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në luftën civile në Siri gjatë përleshjeve mes militantëve islamikë të ISIS-it dhe forcave qeveritare dhe atyre perëndimore.
Viktima është identifikuar me inicialet T.S, 30 vjeç, banues në fshatin Zhur të Prizrenit.
Sipas gazetës kosovare “Blic”, i riu kishte një vit që kishte udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar forcave të ISIS-it.
Numri i shqiptarëve të vrarëve në Siri dhe Irak ka shkuar mbi 40, megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare.
Mendohet se numri i luftëtarëve shqiptarë atje shkon mbi 400, duke llogaritur këtu të gjitha trevat shqiptare dhe shqiptarët që jetojnë në perëndim.
/Shekulli Online/E.G/


Leave a Reply