
Një gjyshe me 7 fëmijë që la pa fjalë familjen e saj pasi u martua me një 32 vjeçar tunizian të cilin e njohu në internet, tashmë i ka bërë kërkesë shtetit t’i japë bashkëshortit të saj një vizë, si dhe ka vendosur të konvertohet në myslimane për të.
Jane Makhloufi, 47 vjeçe, nga Leeds, Britani e Madhe, u dashurua me 32 vjeçarin Mohamed ‘on line’ pak pasi martesa e saj e parë mori fund.

Pa u menduar 2 herë, nëna e shtatë fëmijëve dhe gjyshja e 3 nipërve fluturoi në Tunizi për t’u martuar të dashurin e saj. Tashmë për të provuar përkushtimin që ka ndaj tij, 47-vjeçarja ka vendosur të konvertohet në myslimane dhe të veshë perçe.

Gjithashtu, gruaja ka bërë kërkesë pranë shtetit britanik që bashkëshorti i saj të përfitojë një vizë, e cila deri më tani i është refuzuar.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply