
Gjatë shkëmbimit të një puthjeje intime që zgjat të paktën 10- sekonda transmetohen 80 mln baktere të cilat megjithatë nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi forcojnë sistemin tonë imunitar.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga ‘Netherlands Organisation for Applied Scientific Research’.
Sipas Remco Kort, i cili ka kryesuar këtë studim, gjatë puthja e ashtuquajtur ‘alla franceze’ është një shembull perfekt i ekspozimit ndaj një dallge gjigante bakteresh brenda një kohe shumë të shkurtër. Por vetëm një pjesë e vogël e kësaj ushtrie bakteresh vendosen në gjuhë. Studiuesit holandeze bashkëpunuan me ‘Microspia’, i pari muze mikrobesh me seli në Amsterdam dhe kanë marrë në shqyrtim 21 çifte duke i intervistuar lidhur me zakonet e tyre të të puthurit. Ata morën nga një kampion pështyme para dhe pas puthjes (që zgjaste të paktën 10 sekonda) nga secili çift. Ajo që u vu re ishte se sasia e baktereve probiotike pas një puthjeje tek të dy partnerët ishte trefishuar, duke arritur në rreth 80 mln të tilla.
Por ekspertët iu ftojnë të vazhdoni të putheni pasi kjo shkëmbim bakterial forcon imunitetin dhe shpjegojnë se tërësia e baktereve të gjuhës mbetet e pandryshuar, ndërsa në pështymë bakteret priren të ndryshojnë.
Çiftet që shkëmbejnë mikroflorën orale bëhen të ngjashëm edhe sa i përket tipave të baktereve çka i bën më të ngjashëm edhe në rezistencën ndaj sëmundjeve.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply