
Kryesia e shoqatës “Alba – Dansk” ndoqi me vëmendje zhvillimet e ditës se djeshme të Kryeministrit të Shqipërise z. Edi Rama në Beograd dhe të gjithë mbeten të befasuar nga fjalët e një Kryeministri shqiptar pas 68 vitesh viziton Serbinë dhe që z. Rama dhe në mynyrë të drejtë perdrejtë ,ja përplasi në fytyrë kryministrit serb Aleksandër Vucic ,që Serbia duhet të njohë Pavarsinë e Kosovës ,sepse janë 108 shtete të botës që e kanë njohur atë. Kosova tashmë është një realitet dhe duhet respektuar si një shtet fqinj. Kjo tregoi edhe njëherë mencurinë e një Kryeministri shqiptar për të thënë gjerat troc dhe pa iu dridhur syri,në mes të Beogradit ,cka i irritoi dhe tensionoi pa pasë si kryeministrin ,po ashtu dhe shumë serbë të tjere por dhe mediat serbe qe cituan fjalën e kryeministrit të tyre,si provokim të z. Rama.
Ne medojmë se kjo vizitë ishte vërtetë historike ,ashtu sic u cilësua nga të gjithë,por edhe nga mediat shqiptare dhe ato boterore.
Kryeministri shqiptar e mbështeti hapur pavarsine e Kosovës dhe kerkoi që edhe shqiptarët e Presheves te ndihmohen e te financohen nga shteti serb,sepse eshte detyre e shtetit qe te permiresoje gjendjen e pakicave mbrenda shtetit te tyre.
Këto fjale te thena nga z. Rama kuptohet që nuk jane pritur fare mire ,sepse konferenca e planifikur per 20 minuta shkoi ne 50 minuta nga kundershtimet e paleve ,per njiohjen e Pavarsise se Kosoves,cka z. Rama e fokusoi shumë kete detaj.
Të gjithë shqiptarët ishin një me z. Rama,përvec se pat ndonjë “shpirt vogël” që hodhi ndonjë “flluske sapuni”.
Shoqata “Alba – Dansk” nuk mbështet asnjë lloj partie,ajo mbështetë, ato politikanë që punojnë për shtetin e se drejtes dhe lirite e shtetasve te tyre dhe punojne per atdheun tone te shtrejte dhe për kombin shqiptar.
Urojmë që edhe takimi i z. Rama të shkojë mbarë në Luginën e Preshevës ,me shqiptarët në këtë zonë ,ku banojne shqiptaret.
Kryesia e Shoqatës “Alba – Dansk”
Kopenhagen – Danimarkë , 11 nëntor 2014.


Leave a Reply