
Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Serbi, dhe padyshim edhe në Preshevë por ai zyrtarisht do deklaroui se është kundër bashkimit kombëtar.
Kështu thotë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Express.
“Rama do të shkojë edhe në Preshevë. Nuk ka logjikë një vizitë në Serbi pa një vizitë në komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë dhe gjithë rajonin atje poshtë.
Pra, është një pjesë shumë e rëndësishme e vizitës së z. Rama”, thotë ai.
Në lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Minxhozi thotë se kjo nuk është në axhendën e Tiranës zyrtare, madje as bashkimii i Shqipërisë me Kosovën.
Opozita.com


Leave a Reply