
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair thotë se dhënia e fund e emigracionit do të shkaktonte një “katastrofë” për vendin e tij.
Në një intervistë për revistën “Progress”, Blair duke sulmuar filozofinë e partisë euroskeptike dhe kundër emigracionit UKIP (United Kingdom Independence Party) shprehet se partia e Nigel Farage “mund ta çojë vendin mbrapsht ekonomikisht, politikisht dhe në çdo mënyrë konvencionale”.
Ai thotë se askush nuk beson tek politika e UKIP se dhe të gjitha duhet ta luftojnë atë. Blair nënvizon se kontrolli i kufirit është i rëndësishëm për t’u treguar njerëzve se nuk ka humbur kontrolli mbi komunitetin dhe jetët e tyre, por nga ana tjetër thekson se ndalim i emigracionit do të ishte “katastrofë” për Britaninë.
Komenti i tij vjen pasi kreu i Laburistëve, Ed Miliband bëri të ditur se qeveria e drejtuar prej partisë së tij do të vendoste menjëherë një ligj për emigracionin. Miliband tha gjithashtu se BE duhet të ndryshojë nëse do të luftojë problemet me emigracionin.
Shekulli


Leave a Reply