
Shtëpia e Bardhë thotë se ka marrë masa pas disa aktivitetesh të dyshimta që janë vënë re në rrjetin e saj kompjuterik të paklasifikuar.
Nuk janë dhënë hollësi se kush mund të ketë qenë përgjegjës për këto aktivitete dhe kur mund të kenë ndodhur ato.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili foli me kusht që të mos identifikohej, tha se gjendja u trajtua menjëherë dhe puna vazhdon, edhe pse masat e reja kanë çuar në ndërprerje të përkohshme të lidhjeve në rrjet për disa punonjës.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi një njoftim të gazetës Washington Post ku thuhet se prapa këtyre aktiviteteve qëndron Rusia.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply