
Çfarë barnash mjekësore? Sekreti për ta mposhtur ankthin, stresin dhe humorin e keq, e për t’ia rikthyer vetes disponimin, qëndron tek dyqani më i afërt i pemëve dhe perimeve.
Një grup studiuesish publikuan punën e tyre disa-mujore në “Washington Post” mbi ushqimin dhe ndikimet e tij në sjelljen dhe gjendjen tonë psikologjike.
Sipas tyre, ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale jo vetëm që na bëjnë mirë për shëndetin fizik, por kanë efekt edhe në përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit mendor.
Në studim u përfshinë dhjetëra persona me regjime të ndryshme ushqimore, që nga ata që konsumonin thuajse rregullisht perimet e deri tek të tjerët që thuajse nuk i vinin fare në gojë ato.
Rezultati: Sa më i madh ishte konsumi i ushqimeve me bazë bimore, aq më të lumtur ishin konsumatorët e tij, dhe e kundërta – sa më pak ishte konsumi i këtyre ushqimeve, aq më i madh ishte depresioni dhe ankthi.
Studiuesit identifikuan elementet që luftojnë depresionin, ankthin apo humorin e keq. Kalciumi, kromi, hekuri, magnezi, omega 3, vitaminat B6, B9, B12 e D dhe zinku.
Po ku gjenden këto doza “humori të mirë dhe optimizmi”?
Kalciumi, gjendet me shumicë tek qumështi dhe kosi. Vitamina B kryesisht tek spinaqi, ndërsa B9 tek lëkura e pulës. Hekuri, tek bajamet, kikirikët, arrat dhe spinaqi. Omega 3 gjendet me shumicë tek peshqit, por për ata që nuk e pëlqejnë këtë ushqim, ose ata që janë vegjetarianë, ndodhet edhe tek spinaqi dhe brokoli. Vitamina D merret natyralisht nga rrezet e diellit, ndërsa artificialisht gjendet edhe tek qumështi, e salmoni. Zinku, që është ndoshta elementi më i rëndësishëm për një humor të mirë, sepse nivelet e ulta të tij në organizëm ndikojnë në gjendjen psikologjike, gjendet kryesisht tek produktet e mishit, veçanërisht tek mishi i derrit, por edhe tek produktet e djathit.


Leave a Reply