
Ajo njihet për buzëqeshjen e saj të ëmbël, por edhe armën që e mban gjithmonë me vete në mënyrë që të vetëvritet në rast se rrezikon të kapet nga monstrat e shtetit islamik. 20 vjeçarja Nesrin është studentet e mjekësisë, e miredukuar dhe vjen nga një familje e klasës së mesme të qytetit Kobane, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.
Ajo është rreshtuar në krah të luftëtarëve kurdë kundër shtetit islamik dhe ka qenë pjesë e triumfit të zmbrapsjes së xhihadistëve nga ky qytetit prej luftëtarëve kurdë pak ditë më parë.
Flamuri i zi xhihadist, i cili në shenjë triumfi ishte ngulur në një kodër pranë qytetit, u shkul dhe u gris për t’u zëvendësuar me flamurin kurd, luftëtarët e të cilit bënë gjithçka që të mos lejonin rënien e qytetit në duart e tyre. Por Nesrin, e bija e një doktori, e di shumë mirë se çdo ditë e saj mund të jetë edhe e fundit.
“Të gjithë e dinë se ç’do të ndodhë nëse xhihadistët e IS do të kapnin ndonjë nga ne, do të na prisnin kokën menjëherë. Të gjithë i kemi parë ç’ka ndodhur me pengjet amerikane dhe britanike. Për këtë arsye e mbaj gjithmonë me vete armën. Në rast se do të rrezikoja të bija në duart e tyre, më parë do të vrisja veten”, thote 20-vjeçarja.

Nuk janë të pakta femrat që i janë bashkuar luftëtarëve kurdë kundër IS dhe në njëfarë mënyre, shpjegon Nesrin, ato janë edhe arma e tyre sekrete që u fut tmerrin xhihadistëve.
“Për Daesh (term arab për IS) të vritesh nga një femër do të thotë që mos shkosh në parajsë. Kur ne luftojmë me ta bëhemi të egra dhe u bëjmë të ditur se po vriten nga një grua. Kjo është frika e tyre më e madhe”, thotë ajo.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply