Policia e Tiranës ka arrestuar dje në mbrëmje Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin dhe kryeinepktoren e këtij insituicioni, Elivar Golemi.
Sipas burimeve të para, numri një i bankës është vënë në pranga për shkak të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për masën e arrestit me burg për Guvernatorin Fullani.
Menjëherë pas arrestimit, Fullani është dërguar në fillim në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër pritet të dalë para gjykatës për t’iu komunikuar masa e arrestit.
Burime të policisë, bëjnë me dije se Guvernatori Fullani është arrestuar mbrëmjen e sotme në zyrat e institucionit të Bankës së Shqipërisë, në mjediset e përkohshme pranë sheshit “Avni Rustemi”.
Me arrestimin e tij, shkon në 18 numri i personave që janë vënë në pranga në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së.
Pas dëshmisë kyçe të dhënë sot në Prokurori nga Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, anëtare të Këshillit Mbikëqyrës, ka ardhur menjëherë edhe arrestimi i Fullanit.
Ka prova të forta që Fullani ka shpërdoruar detyrën dhe burime të pakonfirmuara akoma nga Prokuroria, tregojnë se nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të anëtarëve të tjerë të Bankës së Shqipërisë.
(gazeta-Shqip.com)



Leave a Reply