Një vrasje makabër ka ndodhur sot pasdite në lagjen Edmonton në Londër. Një femër është gjetur e vrarë me kokë të prerë në një kopsht shtëpie.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas telefonatave të banorëve. Sipas policisë angleze, është ndaluar një burrë dhe për momentin vrasja nuk ka lidhje me terrorizimin.
Sipas lajmeve të fundit, ekzekutori është 25 vjeç dhe është ndaluar nga policia pas gjetjes së kufomës së gruas së masakruar.
I dyshuari është në gjendje arresti dhe në momentin e ndalimit, agjentët kanë përdorur pistoletë paralizuese.
(gazeta-Shqip.com)



Leave a Reply