Kokёdhimbjet e shpeshta mund tё jenё si shkak i shumё arsyeve, por mund tё jenё edhe pasojё e mungesës sё kaliumit.
Nëse nuk jeni adhurues i madh i kafesë, atëherë pemët janë zgjidhja juaj e vërtetë për të plotësuar sasinë e humbur të kaliumit.
Ekspertët thonë se banania, e cila është më e pasur me kalium, do t’ju ndihmojë ta harroni kokëdhimbjen. Për këtë arsye, në mëngjes preferohet të hahet nga një banane.
Mungesën e këtij minerali shumë të rëndësishëm, mund po ashtu ta zvogëloni duke konsumuar bizele, qumësht, avokado, brokoli, patate, kajsi dhe domate, të cilat janë burime të pasura të kaliumit.
Përqendrim më të madh të kaliumit përmban instant-kafeja në formë pluhuri – rreth 5% është e përbërë nga ky element kimik. Kjo do të thotë se kafeja e përgatitur me dy lugë instant-kafe, është burim plotësisht i mjaftueshëm i kaliumit.
Megjithatë, mjekët preferojnë që të kihet kujdes, pasi që nuk ka asgjë më të keqe se sa çrregullimi i elektroliteve.


Leave a Reply