Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Berisha në lidhje me dëshirat që shprehu për 68-vjetorin.
“Saliu njoftoi sot futjen e Zotit në koalicionin qeveritar për 2013-ën! Tallje me shqiptaret deri në përbuzje apo thjesht i dalë mendsh?”,- shkruan Rama në faqen e tij personale në Twitter.
Sot është ditëlindja e kryeministrit Sali Berisha, i cili mbush 68 vjeç, dhe në mbledhjen e PD-së ai ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në pushtet edhe gjysmën e viteve që ka qëndruar deri tani, por dhe të jetojë sa gjysma e viteve që ka jetuar deri tani.
Në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha rrëfeu momentin e misterit kur kishte kërkuar 3 dëshira.
“Sado gjithçka është në dritë, prapë në një vegim vjen dhe misteri, del dhe misteri. Unë do tu rrëfej ju, se momentin e misterit u pyeta, të shpreh 3 dëshira. 2 i pata në gojë, çfarë kërkova unë? 2 gjysma të tjera të viteve dhe mandateve. E treta, më pyeti? I thashë, ma lejo për vitin tjetër dhe u pranua”.
Dhe më pas duke iu drejtuar deputetes Mesila Doda, kryeministri shtoi, “Pra Mesila nuk besoj se isha shumë lakmitar në kërkesat e mia, thjesht 2 gjysmat që më kanë mbetur. Dhe kjo është e vërtetë, vitet prapa, ne përpjetë”.
Kryeministri Sali Berisha ka falënderuar sot deputetët e Partisë Demokratike në grupin parlamentar të PD-së për urimet që mori në këtë përvjetor.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Per “Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply