TIRANË – Sot në orën 18:00 të mbrëmjes, përfaqësues të shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar dhe kanë bërë njëkohësisht homazhe për vrasjen e Aishe Vatës, 18-vjeçares që iu pre koka pranë shtëpisë saj, nga një maniak seksual. Qindra të rinj kanë ndezur qirinj dhe me foto të Aishës në duar janë grumbulluar përpara Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me këtë mesazh:![]()
“Për Aishen nuk pati vlere qe i ati e shoqeronte dite per dite tek autobusi, nuk pati vlere qe familja kujtoi se e mbroi nderin e saj, nuk pati vlere asnje fjale e mire qe thoshte per te lagjia dhe shoqeria, sepse Aisha bashke me femijen e saj jane sot shtate pashe ne dhe! Sot ne oren 18 tek Sheshi Skenderbej, per nje thirrje drejtuar shoqerise dhe vecanerisht prinderve shqiptare:![]()
“Mbrojini dhe mbështetini vajzat tuaja, sepse as nderi, as tradita, as ndonjë tjeter vlere sociale, nuk kane me shume vlere se JETA e tyre! Mos edukoni vajza te mbyllura, te frikesuara, te ndrydhura qe mbeten te pambrojtura ne boten e jashte qe eshte e cmendur dhe e eger! Cfare vlere ka “opinioni” para jetes? Qindra vajza dergjen nen dhe’ te masakruara nga burra qe i quajne prone! Qindra vajza gjenden ne burgje, sepse u eshte dashur te vetembrohen!! Prindër, shoqëri, njerëz, ky është faji juaj!!”.
/Shekulli Online/M.A./
Per “Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply