Falë traditës dhe përvojës në vite në përdorimin në masë nga ana e komunitetit të biçikletave, Shkodra është qyteti i parë në Shqipëri, i cili është certifikuar nga BE për auditimin e politikës së pedalimit.
Falë traditës dhe përvojës në vite në përdorimin në masë nga ana e komunitetit të biçikletave, si dhe së fundmi edhe zbatimit me sukses të projekteve të menaxhimit të lëvizjes urbane në Shqipëri, Shkodra është qyteti i parë në Shqipëri, i cili është certifikuar nga BE për auditimin e politikës së pedalimit. Dorëzimi zyrtar i Certifikatës së BE “Auditimi i Politikës së Pedalimit” për Shkodrën u bë në aktivitetin dyditor të Konferencës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Lëvizjes Urbane në Shqipëri, qe u zhvillua ne Shkodër.
Shkodra zhvilloi këtë auditim të politikës së pedalimit (BYPAD) në 2011 -2012 dhe bëhet qyteti i parë në Shqipëri i certifikuar nga BYPAD-i. Raporti i auditimit BYPAD përmban 20 rekomandime për një politikë dhe program konkret mbi pedalimin në Shkodër. Gjithashtu, Shkodra është një anëtare e projektit EU CHAMP të qyteteve pedaluese, thanë specialistët e këtij projekti gjatë dorëzimit të çertificates.
Gjithashtu, gjatë aktiviteteve të organizuara në diten e dytë të konferencës ndërkombëtare, Instituti i Transportit prezantoi broshurën “Transport më i mirë dhe më i pastër në qytetet dhe zonat e banuara të Shqipërisë”, që përmbledh qasjen e përgjithshme në menaxhimin e lëvizjes urbane sikurse është testuar në projektin e MOBALB-it në Shkodër.
Interes për të pranishmit shfaqen edhe temat e trajtuara nga specialistët e lëvizjes urbane si, “Pse Evropa po nxit lëvizjen urbane më të pastër dhe më të mirë?”, “Ndikimi i rrjetit kombëtar të transportit në qytetet dhe zonat e banuara të Shqipërisë”, “Transport më i pastër dhe më i shëndetshëm në qytete”, “Bashkitë dhe siguria rrugore në qytete”, “Roli i transportit publik dhe menaxhimit të parkimit në Tiranë” etj.
http://shkodra.ws
Per “Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply