SHPELLA E FRASHNIT-BAJZË ,SIMBOLI I HARRUAR I CIVILIZIMIT EUROPERENDIMOR TË MALESISË MADHE E MË GJËRË.
Nga Ndue BACAJ
(Shenim: Fotografite jane te viti 2008 nga AlbDreams.Net)
Në qendren e Komunes Kastrat (Malesi e Madhe ) ,në qytetin e vogel të Bajzes ,gjindet toponimi (apo më sakt hidronimi) “SHPELLA E
FRASHNIT “. Sot me ketë toponim identifikohet një pus i zakonshem në të cilin ende mbushet uje . Nëse historia do të mbyllej me kaq nuk do të kishte ndonjë gjë të vaçantë ,por historia e ketije pusi me emrin “Shpella e Frashnit” është jo vetem rreth DY shekullore ,por mbi të gjitha ky toponim mban mbi vehte një histori civilizimi dhe zhvillimi jo vetem shqiptare ,por edhe Europerendimore. Por ne në fillim të një historie të shkurter të ketij toponimi ,dhe simbolit tij, Pusit të sotem ,apo Shpelles së Frashnit që ende vazhdon të quhet keshtu , po kujtojmë se trojet ku është e shtrirë Bajza e sotme kanë qënë per shumë shekuj me perpara toka të mbuluara me pyje të dendura të cilat shfrytezoheshin zakonisht per dimrimin e blegtorisë të banorve të Kastratit të Moçem që shtrihej në lartesit e Katundit të Kastratit . Bajza si vendbanim në dekumentet zyrtare të kohëve është relativisht i vonë. Një gjë të tillë e “thonë” edhe shumë studiues dhe Albanolog të shquar ,si dhe vet gojdhenat e trashiguara të banoreve Bajzjanë e Kastratas . Albanologu dhe studiuesi Giusepe Valentini ne librin “IL DIRITTO DELLE COMUNITA NELLA TRADIZIONE GIURIDICA ALBANESE……” në faqet 236 – 237 perveçse tregon disa hollsi të ketij vendbanimi , paraqet se Bajza konsiderohet si fshat në vehte vetem në vitin 1881… Gjithsesi në menduan që në ketë histori të shkurter ti referohemi studiuesit Boshnjak At Lovro Mihaçeviq, i cili në librin studimor ( plotë mbresa , udhetime dhe etnografi) me titull “NEPER SHQIPERI “ në faqen 78 per Bajzen shkruan : “ BAJZA ,është famulli që nga viti 1825 ,prej të cilit vit datojnë edhe librat e amzes se famullise. Kisha është e bukur, e ndertuar në vitin 1808 me ndihmen e manorkisë sonë.( Duke ditur se Perandoria Aostrohungareze ka qenë mbrojtesja më e mirë e trevave katolike të veriut ,nga raprezaljet Otomane , ne mendojmë se monarkia që permend ky studiues është pikrisht ajo Austrohungareze…shenim i imi N.Bacaj ).
Famullia e tëra shtrihet në rrafshinen krejt pranë liqenit të Shkodres dhe numron 10 fshatra me 1240 banore . “ Gjithsesi “Shpella e Frashnit” si toponim ka një histori të trashiguar nga njeri brez në tjetrin,ku ne menduam të shkruajmë atë më të besueshmen.: Shpella e cila per-rreth kishte si dru pyjore mjafte Frashna (pasi ishte pylle edhe vete Bajza) . Gjatë dimrave nga banoret e Kastratit që dimronin në ketë zonë fushore (Shekulli XVII)) ,nuk kishte problem ujit ,as per blegtorin apo per njerzit ,pasi e merrnin ketë në breg të liqenit , si dhe në hurdhanat që krijoheshin nga rreshjet .Mirpo dalngadal freskia që sillnin pyjet,si dhe mbarësia e disa tokave që filluan të kultivohen bënë që disa familje të ardhura , apo autoktone nga Kastrati të qendrojnë per të banuar më gjatë se në dimer në trojet e Bajzes. Verërat e thata krijuan probleme me ujin e veçanarisht me atë të pishem per njerzit . Filloi kerkimi i ndonjë burimi uji neper pyje ,por kerkimet ishin të veshtira dhe pa rezultat,derisa një ditë u mendua të ndiqej një kalë (kali është edhe simbol i dashamirsisë me njerzit ..) i cili largohej largë në pylle dhe vinte i fryre në bark , ndoshta nga uji që pinte. Rezultati i ndjekjes së kalit kishte qënë i shkelqyer ,pasi kali shkonte pikrisht aty ku është pusi sot ,dhe ateherë ishte një shpellë e cila në një thellsi të vogel ,pakë metërshe nxirrtë uje. Duke qënë se shpella kishte një farë hapsire dhe me “ shkallë “ natyrale kali ulej ngadal dhe pinte ujë… Kastatasit që e zbuluan ketë vendosen të bejnë një farë konstruksioni në ketë shpellë , si dhe e emertuan “Shpella e Frashnit” pasi kjo Shpelle ishte pikrisht pranë një frashnit të madhe që dallohej nga zhvillimi dhe ngjyra jeshile me të tjeret per-rreth ,ku me sa duket kjo vinte pasi rrenjet e ketij Frashni ushqeheshin me ujë pikrisht në burimin e ujit të kesaj shpelle.
Vitet e shekujt kaluan dhe Shpella i shfaqte burimet e ujit gjithnjë e më thellë ,( Gjë që beri që të thahej edhe vetë Frashri simbol),deri sa banoret per-rreth u detyruan të mbushnin uje më mjete ( Qypa, Vlake apo Kova ) që leshoheshin me litar apo diçka tjeter. Mbasi Bajza u bë famulli ne vitin 1825 ,Shpella e Frashnit filloi te njihej në mbarë Malesinë e Madhe si burim i një uji të mrekullueshem per të pirë, aq sa shpesh thuhej se je bërë i hijeshëm si me pa pi ujë te Shpella e Frashnit… Ndertimet dhe meremetimet e Sjhpelles së Frashnit nuk kanë rreshtur asnjehere derisa Vojvoda i Aliajve ,Famemadhi Zenel Shabani në vitin 1905 i punoi me mjeshtri dhe me shpenzimet e veta Gryken e mrekullueshme Shpelles së Frashnit në të cilen mbushnin ujë banoret e Bajzes e më gjërë…Por kjo është njera anë ,pasi Shpella e Frashnit per rreth DY shekuj u bë edhe vendi ku mblidheshin Malsoret dhe Malsoret e Bajzes ,Kastratit Malesise së Madhe e më gjërë . Shpella e Frashnit me vendin per-rreth u bë simboli i kuvendeve ku mblidheshin burrat e urtë e trima ,per të marrë vendime të rendesishme per të mbrojtur trojet e Kastratit ,Malesisë e Shqiptarisë nga pushtues e sundues të ndryshem… Tek kjo Shpell u muaren vendime edhe per të lehtesuar e ndihmuar jeten e Kastratesve e Malsoreve ,duke sfiduar shpesh nyje (nene) të Kanunit ,dhe duke lehtesuar plagen e Gjakmarrjes apo hakmarrjes …
Por SHPELLA E FRASHNIT në histori njihet mbi të gjitha si Vendi apo Logu ku në dite festash e gezimesh mblidheshin banorë e banore të Kastratit , Malesise Madhe e shpesh m edhe të tjer , per të festuar dhe zgjedhur FEMREN APO MASHKULLIN MË TË BUKUR e të hijeshëm të ketij Logu ,që thirrej “LOGU TE SHPELLA E FRASHNIT “,Bajzë. Bukuria e cilsuar nga në juri malsoresh “Çertifikohej’ me fjalet KA DA APO DALLUA MBI TË GJITHË TE SHPELLA E FRASHNIT . Femrat apo edhe mashkujt që dalloheshin ketu per bukurin e hijeshin ateherë nuk quheshin si sot , Miss Bukuria ,por vlersimi ishte i “njejtë” me Mis Bukurin e sotme ,por me një dallim tjeter të madh ,sepse në ato kohë Femrat dhe Mashkujt visheshin me kostumet kombetare ,që ju a shtonin hijeshin e jo si sot “alla franga” ,njellojë si në Malesi ,Shqiperi apo diku nepër Botë. Sidoqofte te Shpella e Frashnit në ditë Logjesh Kendohej e kercehej , si dhe zhvilloheshin gara të ndryshme , deri edhe gjuajtje shenji me armë e tjere, por të gjitha nën një rregull e disiplinë të admirueshme … Të gjitha çfarë thamë erdhen vrullshem deri në fundin e nendorit të vitit 1944 ,kur në pushtet erdhen komunistet, të cilet me metoda të reduktuara e rafinuara lejuan ndonjë “log” deri në vitin 1967 ,kur edhe Logu te Shpella e Frashnit merrë fund per tu ringjallur disi pas vitit 1991 ,kur sistemi komunist u rrëzua . Shpella e Frashnit tashma i ngjan një pusi te rregulluar disi në menyrë më moderne ,por pa humbur emrin dhe traditen e mrekullushme që trashigohet edhe sot në fillimet e shekullit XXI . Ky Log (vend) ku nuk duhet të harrohet ,pasi keshtu harrojmë atë pjesë të historisë , të Civilizimit e zhvillimit , që na ka mbajtur të “lidhur” e do të na mbajnë pazgjedhesisht të “lidhur” me Europen perendimore ,të ciles i perkasim me rrenjë , trung e degë , pavaresisht nga degeza të cilat po të shkeputen nga keto rrënjë nga trungu e degët , degëzat do të thahen , pasi të shkeputura nuk do të munden të “marrin ujë” nga Shpella e Frashnit … Per ketë histori rreth dy shekullore mendojmë se “SHPELLA E FRASHNIT “ meriton “shperblimin” që i takon në histori ,atë të shpalljes Monument Kulture….
http://www.albdreams.net/
Leave a Reply