Tregim nga Ilir Levonja
Pllaja në të përpjetë kishte një ngjyrë murrëtie.
Tek-tuk lulëzonin disa kaçe të drojtura. Drurët
e fiqve zbardhëllonin deri thellë në luginë.
Dy zetorë uturinin diku nga mesi i brezareve. Bënin
punët e stinës.
Kur pushoi flladi u ndie era e lindanit.
– Po këta, tani spërkasin? – tha komisari.
– Çfarë të keqe ka? – ia ktheu vartësi që i rrinte
përbri.
Ky ishte një oficer fare i ri. I gjatë, me fytyrë të
bardhë dhe sytë në ngjyrën e detit. Uniforma i shkonte
shumë. Pëshpëritej se ishte i lëshuar, jo i rreptë
me ushtarët. Nuk e kish për gjë ta linte vetëm repartin.
Mbante klubin e fshatit hapur deri në mëngjes.
– Kanë çelur pemët. Nuk bën, – i tha komisari.
– S’shoh ndonjë lule, – ia ktheu oficeri.
– Nuk spërkatet në çelje. Jo, absolutisht. Dëmtohet
fruti…
Tjetri u gjet në hall. Çfarë t’i thoshte, e kishte
epror. Veç disa kaçeve në tokë, në anë të sinorëve,
kërkund se dukej ndonjë feksje. Nga ana tjetër, fiqtë
nuk çelin kurrë lule. Por as gjethet nuk kishin plasur.
Degët ishin kulmore, majë mprehtë në të gjithë
lastarët, që domethënë, sythët po bëheshin gati.
Zakonisht ferma i spërkaste fiqtë pikërisht në këtë
kohë. Përpara se të çelnin sythët. Këtë komisari e
dinte mirë për faktin se kishte vite që shërbente në
atë brigadë mitralierësh dhe artilerie të rëndë.
Heshti dhe i shkoi përkrah shefit. Në vesh iu
mëshua dihatja e tij. E pa me bisht të syrit. Mollzat
e faqeve i tundeshin, palët e gushës. Nga ana tjetër
i erdhi për të qeshur. Iu kujtua një detaj nga nata e
mbrëmshme. Po shikonin në televizor, filmin e darkës,
pas bukës. Atë me Çerçiz Topullin, çastin kur
Hyseni, ai plaku që u mësonte gjuhën shqipe fëmijeve
të sokakut, po luftonte me ushtarët turq. Vrau
një, vrau edhe një tjetër. Shiu zhurmonte në film.
Në dhomë heshtje. Mbrapa shpinës së Hysenit, u
shfaq koka e Nexhipit. Dorzanit që turqit e përdornin
në misione të rëndësishme. Nexhipi u ngjit mbi
mur. U ul poshtë, dy hapa mbrapa Hysenit. Hyseni
shikonte tjetër kund. Shiu në televizor zhurmoi.
Në dhomë nuk pipëtinte fije fryme. Kur, komisari u
ngrit…, ktheu mbrapa, budalla, nuk e ndjen të erdhi.
Ktheu ore. Shiko idjoti, nuk e ndjen fare.
Ia priti një ushtar…, është film o komisar. Lërna
ta shohin.
– Hysen, -jehoi zëri i gruas nga sipër, por ishte
vonë.
– Mirë ta bëri, dy hapa mbrapa teje e mos ta
ndjesh armikun. Ushtari duhet të jetë vigjilent, i
Kur dola nga burgu, nuk kisha lekë të blija biletën e trenit, ndaj
udhëtova me vagonin që transportonte qymyr. Ndoshta,
duke më parë me kokë të qethur, as fatorínoja, as políci nuk
më kërkuan llogarí. Njëri më përshëndeti sikur më kishte të njohur,
kurse tjetri bëri sikur s’më pa. “Burgu i madh” , – thashë me vete, –
“sido që të jetë, është më ndryshe nga ai që lashë pas”. Ndërkohë
treni lëkundej dhe mua po më merrte gjumi. Pasi pata dremitur një
copë herë, më kapi një të ftohtë i hidhur, që nuk po e kuptoja nga më
hyri. Mos, vallë, nga rrobat e grisura? Mirpo, thonë, që kur ato janë
zhele, të mbajnë më ngrohtë. U kujtova që nuk kisha ngrënë qysh një
natë më parë. Kur mblidhen të këqijat, thonë, hapu derën.
Edhe sot që shkruaj këto radhë, jam njerí pa njerí. Nuk munda
të krijoja familje. Po për këtë s’fajësoj dot kënd, sepse ka pasur të
tjerë, më keq se unë dhe janë martuar e trashëguar, sidoqë me
vuajtje e mundime. E vetmja arsye që më bënte t’i gjeja kuptim
daljes sime nga burgu, ishte amaneti që më pati lënë Shemja. Kisha
një mesazh të mikut, që duhej t’ua shpija njerëzve të tij, të cilët s’di
pse nuk i patën ardhur në burg për ta parë. Megjithatë, Shemja nuk
donte që ata të mendonin se djalit të tyre i kish mbetur qejfi. Ai ua
kish falur edhe braktisjen. Shpesh, i gjori Sheme, më thosh: “E di që
jam i lumtur, që nuk më vijnë?”. Me sa kuptoja, donte të lehtësohej
nga një barrë, që e mundonte: “Mos e kishin pësuar keq, të shkretët,
për shkak të tij ?!”.
Sadoqë bënte ftohtë, hëna ndriçonte për bukuri. Meqë s’kisha
ç’bëja, nxora nga xhepi i brendshëm letrën e Shemes, që ma kish lënë
një javë para se ta zinte nën vete galería. Sikur kish pasur një paradjenjë,
se gjithë atë javë më foli për njerëzit e tij si të fliste për engjëj.
Sa nisa leximin, treni u trondit dhe pas ca çastesh ndaloi. Fa-
Takimi i parë
Tregim nga ILIR LEVONJA
ndjeshëm, – foli komisari me inat.
– Po ç’ushtar o komisar, ai një copë plaku është,
-i foli tjetri.
Në dhomë plasën të qeshurat. Por komisarit aq i
bëri. Ia bëri me dorë që të pushonin. Dhoma u susua.
Jehona e tyre i freskoi përfytyrimin. Ndaj edhe
oficeri buzagazi.
Por mbajti kokën mënjan, i druhej se mos shefi
e pikaste. Nuk deshi ta mërzisë. Nëse ndodh kjo,
kushedi, rri akoma në repart. Nga mëria e mban
edhe atë. Në kësi raste ai nuk pranon asnjë lloj
justifikimi. Jo njëzetë e katër, por edhe dyzet e tetë
orë mund të rrish në shërbim.
Puna është se i duhet të shkojë me patjetër.
Nuk ka veç disa ditë që ai u lidh me një studente
mjeksie. Kanë lënë takim. Mezi po pret të mbarojë
shërbimin. Në orën katër e gjysëm, niset treni. Ndaj
bëri kujdes. Mendoi t’i shkojë pas avazit. Fluturon
pata e pjekur, fluturon. A kanë çelur fiqtë, kanë
çelur. Kështu dhe pikë.
Rruga ngjitej. Në mesin e saj patën lënë shenjë
rrëketë. Dielli qe i qelqtë aq sa dukej sikur ishin
afruar malet. Deti u lëpinte këmbët. Fshati fiku oxhakun
e fundit.
U ngjitën për të inspektuar punimet në disa
bunkerë që po ndërtonin forcat xhenjere të ushtrisë
popullore.
– Bëjmë një provë?
– Si të duash, -i tha oficeri, pa kuptuar se për
çfarë bëhej fjalë.
Komisari nxorri revolen. Përballë ndodhej një
bunker gjysmë i groposur. Dukej si një kokë tullace,
me një sy në mes të ballit.
Komisari shtiu tri herë. Faqja e bunkerit as që
u gërvisht.
– Cilësi e lartë..
Tjetri nuk foli.
– Edhe kamuflazhin e kemi menduar shkëlqyer.
Tjetri nuk u ndje.
– Se ja, e grinjta në të bardhë e betonit, shkon
për shtat me fiqtë. Se kur të mbushen me gjethe
babam, akoma më mirë. Nuk duken fare bunkerët.
Nuk na zbulon dot armiku.
Tjetri mërmëriti diçka. Diçka sikur vinte nga
larg. Një lloj jehone, por thellësisht e mbytur. Më
pas hiç. Zetorët uturuan përsëri diku. Era e ashpër
e lindanit mbyti rrezet e arta të diellit.
Komisari shtiu sërish.
– Këtu je ti more?
Vartësi nuk iu përgjigj.
Komisari e kishte për zakon të fliste pa i parë
në sy, ata, nën veten e tij. Kur dikush i vinte në
zyrë, ai pikohej mbi gazetën e ditës. Rrëmonte në
sirtar, në raftet me libra, deri sa tjetri të kish marr
urdhrin dhe të qe larguar.
U kthye gjith inat nga oficeri. Ç’të shikonte.
Tjetri rrinte gjysmë i rrëzuar në rrëzën e një fiku dhe
nxirrte gjak nga goja.
– Kush të qëlloi? Çfarë ndodhi? Si të erdhi. Po
çohu more bir përse bën kështu, – tha duke qarë
dhe i hodhi kapotën e tij përsipër.
Po, oficeri i ri shkoi larg. Treni, platforma e stacionit,
njerëzit. Midis dalloi vajzën dhe i buzëqeshi.
Ia bëri me dorë. Flokët e saj i ngjanin gufave të
mimozave. Të verdhë, të verdhë, pafundësisht.
I tillë, iu bë edhe qielli.


Leave a Reply