
Dhe zogjte njohin dashurine
Dhe zogjte s’rrojne pa njeri- tjetrin
Dhe zogjte s’e durojne vetmine
Nga dashuria dhe zogjte vdesin..
Ju kanarina, qe qiell ju be shtepia ime
Sa here qe u a degjova kengen
Me zgjuat mall e kaq kujtime
Te dashurise qe s’e harron kjo zemer..
Ju te merguar nga s’di se ku
E une merguar nga Atdheu im,..
Ne nje cati te mbledhur ketu
Ju dhate diteve te mija ca gezim
Pa kengen tuaj si do rri tani?
Kjo kenga juaj dashuri e gaz
Dy pika lot me rane mbi poezi
Sa heshti njeri.. tjetri i shkoi pas..
http://vitorestefa.blogspot.com/


Leave a Reply