
Kjo Konferencë po dëshmon edhe njëherë se Maqedonia si shtet po ecë në drejtim jo të duhur, sa i përket koherencës së brendshme ndëretnike. Kjo po ndodhë në kohën kur shqiptarët në Maqedoni me të drejtë kërkojnë përfaqësim më dinjitoz në institucionet e shtetit. KJo kërkesë bëhet më legjitime nga diaspora shqiptare, e cila dha gjithëçka për politikën aktuale shqiptare. Dëbimi i diasporës shqiptare nga institucionet shtetërore të Maqedonisë, është shpagimi më jodinjitoz që po e bëjnë aktalisht polikanët shqiptarë në pushtet.
Shkup, 23 korrik/FAKTINEWS – Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thurur vargje dhe elozhe për diasporën maqedonase.
Sipas tij, këto dy dekada të pavarësisë mu diaspora e Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë, promovuesi më i madh në mbarë botën i popullit të Maqedonisë dhe identitetit të vet gjuhësor dhe kulturor, e gjithsesi me atë edhe shtetit të Maqedonisë, raporton agjencia e lajmeve INA.
Ai nuk përmend askund diasporën shqiptare, ruajtjen dhe kultivim e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Velajnoski është etnocentik dhe nuk çan kokën për mërgimtarët shqiptarë, edhe pse ata janë sponzoruesit kryesor të arkës shtetërore me remitancat dhe investimet e tyre kapitale në Maqedoni.
Komentet e Veljanovskit, u bënë në Konferencës dyditore të pestë vjetore të organizatave mërgimtare maqedonase, ku po marrin pjesë 115 përfaqësues nga 143 organizata të mërgimtarëve nga katër kontinentet dhe 20 mysafirë nga organizatat e maqedonasve dhe bashkësitë në fqinjësi.
Pjesëmarrësit në forum do të debatojnë në temën ruajtje dhe kultivimi i gjuhës maqedonase dhe kulturës, si dhe për gjuhën dhe kulturën e pjesëtarëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë të cilat nuk janë shumicë dhe mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve konkrete të mërgimtarëve dhe organizatave të mërgimtarëve nga ana e organeve kompetente shtetërore.
Midis pikave të konferencës janë edhe shtetësia dhe e drejta e zgjedhjeve, organizim dhe lidhje e mërgimtarëve nga Maqedonia dhe organizatat e tyre në botë dhe bashkëpunimi i tyre me Agjencinë e mërgatës të Republikës së Maqedonisë dhe organizim të forumeve të mërgimtarëve sipas profesioneve të caktuara, dhe realizim të së drejtës së pensionit për mërgimtarët.
Në mbylljen solemne të konferencës organizatave të mërgimtarëve presidenti i republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’u ndajë dekorata dhe mirënjohje “Maqedonia mban mend” personave fizik dhe juridik nga mërgata për merita dhe arritje të posaçme për afirmim të Republikës së Maqedonisë në botë, në të gjitha sferat e veprimit shoqëror.
Kjo Konferencë po dëshmon edhe njëherë se Maqedonia si shtet po ecë në drejtim jo të duhur, sa i përket koherencës së brendshme ndëretnike. Kjo po ndodhë në kohën kur shqiptarët në Maqedoni me të drejtë kërkojnë përfaqësim më dinjitoz në institucionet e shtetit. KJo kërkesë bëhet më legjitime nga diaspora shqiptare, e cila dha gjithëçka për politikën aktuale shqiptare. Dëbimi i diasporës shqiptare nga institucionet shtetërore të Maqedonisë, është shpagimi më jodinjitoz që po e bëjnë aktalisht polikanët shqiptarë në pushtet.
http://www.faktinews.com


Leave a Reply