MBESAT E MIA
Njëra thotë unë
Tjetra, jo unë
Jam klyshi i gjyshit
Të gjitha
Bëjnë gara
Cila po vjen e para
Ta përqafojë gjyshin
Sa bukur!
Stubëll, 8 mars 2014
DUKE I NDERUAR
Heronjtë
Na kërkojnë
Gjithnjë e më shumë
Të ruajmë themelin
Besën
Dhe traditat e shenjta
Të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
JAM UNË
Nuk i shoh qëllimet e tyre
As intereset
Nuk i dëgjoj kurrën e kurrës
Unë jam gjithmonë
Unë
Krejt origjinal
Argat dashurie
I Nënëlokes Dardani
Stubëll, 8 mars 2014
NË KËTË PËLLËMBË TË TOKËS DARDANE
U dasht që të kalojnë shumë shekuj
Në këtë pëllëmbë të tokës dardane
Të hapet lirshëm
Vallja e bekuar dhe e shenjtëruar
E së lumes dashuri
Sot gjithçka duket e hijeshuar
Shumë e bukur
Dashuria shkëlqen
Mes mrekullive hyjnore
Stubëll, 8 mars 2014
NJË LOT
Edhe shkëlqen
Një lot në syrin tim
Në ditën e bekuar
Të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
O ZOT
Zoti im
Në dorën tënde të mrekullisë
Shpesh
Më ke hapur udhët e jetës
M’i jep bekimet
Ma shenjtëro dashurinë
Edhe sot
Edhe nesër
Edhe gjithmonë
…
Stubëll, 8 mars 2014
PSE JEMI KËTU?
Të gjithë
Doni ta dini
Pse jemi këtu në fron
Unë edhe mbretëresha
?
Po ju tregojmë
Thjeshtë
Jemi këtu
Të ftuar nga dashuria
Për të mbjellur dashuri
Në të gjitha zemrat tuaja
Stubëll, 8 mars 2014
NJË HISTORI E RE
Me mbretëreshën time
Brenda kështjelës së dashurisë
Ruajmë dhe kultivojmë
Historinë e madhe
Të shqiptarizmës
Stubëll, 8 mars 2014
ME VETËDIJE
Jam plot i vetëdijshëm
Për çdo lëvizje
Për çdo hap
Po
Marshoj
Me të gjitha fuqitë
Në binarin e drejtë
Të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
TOKA IME
E fortë gjithnjë
Truall i caktuar
I së lumes Dardani
Kultivon
Lule të bukura të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
GJITHÇKA MIRË
Në regjimin tonë
Gjithçka duket mirë
Sepse bëhet
Nën komandën e dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
PLUHUR PLUHURI
Në plogështinë e shpirtit të tyre
Si gjithherë
Edhe sot
Pluhur
Vetëm pluhur
Medet
Stubëll, 8 mars 2014
PAK NGA ATA
Janë të paktë
Ata që e kanë kuptuar
Dhe e zbatojnë kudo
Të shenjtërueshmen dashuri
Medet
Janë magnetizuar nga intereset
Stubëll, 8 mars 2014
PO VJEN PRANVERA
Tashmë po e shohim të gjithë
Mes rrezeve të diellit
Dhe kristaleve të shiut
Po vjen
Me kranari
Pranvera e bekuar
E dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
JEMI TË BEKUAR
Unë edhe mbretëresha
Këtu në fron
Edhe në shtratin e dashurisë
Jemi të bekuar
Prandaj
I radhisim
Mrekullistë e shenjta
Të së lumes dashuri
Stubëll, 8 mars 2014
IDENTITETI I QENIES SONË
Dallohet
Në pikën e ndritur të dashurisë
Rrezaton nga dielli i fortë
I njerëzisë
Sa bukur!
Stubëll, 8 mars 2014
RRUGËVE TË RINISË
Nuk jemi ndaluar kurrë
Kemi marshuar
Në pjekurinë e dashurisë
Për të kurorëzuar bujshëm
Shekullin e mrekullisë
Stubëll, 8 mars 2014
MOS PROVOKONI
Ju lutem shumë
O njerëz të tokës sime
Mos provokoni
Në fund të fundit
Vetvetes
I sillni probleme
Dhe telashe
…
Ecni drejt
Pa provokuar
…
Stubëll, 8 mars 2014
KJO TOKË
Shumë e pasur
Me bukuri
Dhe me pasuri natyrore
Por edhe e vuajtur
Toka ime dardane
Ka plot dashuri
Njerëzi
Solidaritet
E lumturi
Stubëll, 8 mars 2014
JEMI TË QETË
Ata le të thonë
E mund të kombinojnë
Çfarë të duan
Por ne
Të qetë
Marshojmë
Rrugës së ndritur
Të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
ME FRYMËN E MREKULLISË
Ecim
E ecim
Të palodhur
Duke i numëruar
Mrekullitë e shenjta
Të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
BETIMI YNË
Jemi betuar
Me mbretëreshën
Sot
E gjithmonë
Në këtë fron
Dhe në mbarë mbretërinë
Do të kultivojmë
Lule të bukura
Dhe fryte t’ëmbëla
Të dashurisë
Stubëll, 8 mars 2014
PËR TË MOS HARRUAR..
Dashurisë
I kemi dhënë vulë historike
Në çdo çast
Të secilës ditë
Stubëll, 8 mars 2014
NË TË NJËJTËN MASË
Edhe ata
Kur duan
E kultivojnë dhe e ndrisin
Dashurinë
Në të njëjtën masë
Sikurse ne
Sigurisht
Stubëll, 8 mars 2014
SI FANTAZMA
Sillen
Andej e këndej
Pa ditur pse
As për kënd
Shkaktojnë shumë dëme
Të gjorët
Si fantazma
Medet
Si të ishin të bijtë e djallit
Të gjallë edhe të vdekur
Stubëll, 8 mars 2014


Leave a Reply