Doni qe te jeni perhere te gezuar dhe te kaloni dite te lumtura? Natyrisht qe sekretin e kesaj nuk e ka gjetur askush qe ka jetuar ne kete bote, por ama studiues te veçante jane perpjekur te hulumtojne se cilat jane rruget e duhura qe te afrojne drejt kesaj.Ja se ç’keshilla konkrete jep nje formule e
shperndare ne miliona njerez ne bote, per te pasur sa me shume gezim ne ditet tuaja dhe qe bilanci i jetes te jete me shume lumturi, sesa deshperim apo trishtim…
Shendeti:
-Pi shume uje.
-Mengjesin haje si mbret, dreken si princ, e darken si lypes.
-Ha me shume ushqime qe rriten ne peme e me pak ha ushqime qe prodhohen ne fabrika.
-Jeto me 3 E-ja: Energji, Entuziazem, Ndjeshmeri (Empathy).
-Gjej kohe per lutje.
-Luaj me shume.
-Lexo me shume libra se sa ke lexuar ne vitin 2009.
-Ulu ne qetesi se paku 10 minuta per çdo dite.
-Fli 7 ore.
-Per çdo dite ec 10 – 30 minuta dhe kur te ecesh buzeqesh.
Personaliteti:
-Mos e krahaso jeten tende me te te tjereve. Nuk keni idene sa kane hequr ata per te arritur deri aty.
-Mos krijo mendime negative per gjerat qe nuk mund t’i kontrollosh. Ne vend te kesaj investoje energjine tende ne momentin pozitiv te tanishem.
-Mos tejkalo. Mbaji kufijte e tu.
-Mos e merr veten shume seriozisht. Askush nuk e merr.
-Mos e humb energjine tende te çmuar ne thashetheme.
-enderro me shume kur je zgjuar.
-Lakmia eshte e perkohshme. Ti i ke te gjitha qe te duhen.
-Harroji gjerat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij / saj te se shkuares. Kjo do te shkaterroje lumturine tuaj te momentit.
-Jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar duke i urryer te tjeret. Mos i urrej njerezit.
Bej paqe me te kaluaren tende qe te mos e demtosh te tashmen.
-Askush nuk eshte i detyruar per lumturine tende, perveç teje.
-Realizoje jeten sikur ajo te jete shkolle dhe ti te jesh ketu per te mesuar.
-Problemet jane thjesht pjese te programit mesimor qe shfaqen dhe zhduken sikur mesimet e algjebres, por mesimet qe meson do te mbesin perjete.
-Buzeqesh dhe qesh me shume.
-Nuk ke nevoje ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin.
Shoqeria:
-Kontaktoje familjen tende sa me shpesh.
-Çdo dite jepju nga diçka te tjereve.
-Fali te gjithe per gjithçka.
-Kalo me shume kohe me njerezit e moshes mbi 70 vjet dhe nen 6 vjet.
-Perpiqu t’i besh te qeshin se paku tre njerez ne dite.
-Çka mendojne te tjeret per ty nuk eshte pune e jotja.
-Vendi yt i punes nuk do te merzitet per ty kur te jesh semure. -Miqte e tu po. Mbaje kontaktin me ta.
Jeta:
Bej gjerat e duhura!
-Lirohu nga çdo gje qe nuk eshte e nevojshme, nuk eshte e bukur dhe qe nuk te jep kenaqesi.
-Cilado situate, e mire ose e keqe, do te ndryshoje.
-Pavaresisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku.
-Me e mira ende nuk ka ardhur.
-Kur zgjohesh ne mengjes i gjalle, falenderoje Zotin per kete.
-Brendesia jote duhet te jete gjithmone e lumtur, prandaj behu i/e lumtur.
Dashuri ne vetevete
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim per te me thënë mua qe nuk mund të jetoj kundër se vertetes sime.
Unë tani e di qe ky quhet “ORIGJINALITET”.
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se sa e sikleteshme paska qene te kem deshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjeter, duke ditur qe kohet nuk ishin te pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati, edhe pse ai person isha UNE.
Unë tani e di qe ky quhet “RESPEKT” për veten time.
Kur fillova te dua me te vertet vetveten, ndalova te deshiroj nje jete tjeter dhe kuptova qe çdo gje rreth meje eshte nje ftese për rritjen time. Tani e di qe kjo gje quhet “ PJEKURI”.
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova… qe gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast ne vendin e duhur në momentin e duhur dhe qe gjthcka qe po ndodhte ishte pozitive.
Qe atehere, une munda të ndjehem i qete. Tani e di se kjo gje quhet “RESPEKT” kundrejt vetvetes.
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te privoj vetveten nga koha ime e lire dhe te krijoj plane madhështore per te ardhmen.
Sot, une vetem bëj ate qe me jep gezim dhe kenaqesi, ate qe dua dhe qe me ben te buzeqesh me menyren time dhe me ritmet e mija.Tani e di qe kjo gje quhet “SINQERITET”.
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, hoqa qafe çdo gje qe nuk me kishte bere mire: ushqimin, njerezit, gjerat, situatat dhe çdo gje që me terhiqte poshte duke me larguar nga vetvetja,ne fillim e quaja një ;egoizem te shendetshëm; por tani e di që kjo quhet “DASHURI PER VETVETEN”.
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te pretendoj qe kam gjithmone te drejte.
Dhe keshtu kam bere me pak gabime.
Sot kam kuptuar qe kjo gje quhet “THJESHTESI”.
Kur fillova te dua me te vertete vetveten, nuk pranova me te jetoj ne te kaluaren dhe të shqetesohem per te ardhmen time.
Tashme une jetoj me shume ne kete moment te pranishëm, ku GJITHCKA ka nje vend.
Kjo eshte gjendja e jetes sime te perditshme dhe une e quaj “PERSOSMERI”.
Kur fillova te dua me të vërtetë veteveten, kuptova se mendimi im mund të me bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjite e zemres sime, intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm. Sot, ketij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRES”.
Nuk duhet të vazhdojmë të kemi frikë nga kontrastet, nga konfliktet dhe problemet me veteveten dhe me të tjerët Sepse edhe vete yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre per ti dhene origjine lindjes se boteve te reja. Sot unë e di qe kjo eshte JETA !
Charles Spencer Chaplin
Leave a Reply