
Oh, moj verë, jam e vetmuar, mezi prisja që të vije
të kthehen zogjtë tek klloçka dhe fëmijët e fëmijëve
oh,moj verë mesi të prisja, por më mirë mos të kishe ardhë
erdhën e ikën fëmija e me ta s’ndrrova një fjalë.
Nipi i madh nga Amerika murmëriste fjalë plotë
unë e zeza përveç”plis”,asnjë fjalë s’kuptova dot
e pyes djalin,”biri i nënës, ku punon në bujqësi?
se yt bir fjalën”plis”e shqipëton për mrekulli.”
Tjertri erdhi nga Greqia,doja në gjoks ta shtrëngoja
“kalimera”,me thosh ai,e zeza …kalin ç’e doja?
me ç’ta mbaj, ç’ti ngarkoja, s’kam as misër e as grurë
bosh shtëpia në çdo qoshe,kalon miu e thyen hundë.
Tjetri më erdhi nga Italia, i këndova”bir , mjalt bir”
“muta, muta”, ai më tha,ngela me sy shqyer ngrirë
Ç’eshte kjo fjalë,qe i thuhet nenes e më dolën pika lotë
“ai me thotë,…”hesht”…italisht”,kthehet djali rëndë, më thotë.
Ah,moj verë,ç’më thanë djemtë,do ta them s’e nuk duroj
po desha të shof fëmijët,gjuhët e huaja të mësoj,
ata janë “modernizuar”,”gjuha shqipe”, thonë, ”s’ka vlerë”
janë tre gjuhë, ti si më thua,a do ti mësoj moj verë?
S’mjaftojnë lotë,por ulurima,të ngjitem në një majë mali
shkulet zemra nga kraherori, nëna nuk e njef më djalin
ngelën si pemët pa rrënjë,si gjethja mbi ujë të lehtë
s’trashegojnë gjuhën e nënës e nuk njofin fjalën “vlerë”.
SHQIPERIA IME me Kujdesi Gjeta dhe Qerim Dushku
Burimi – Facebuk


Leave a Reply