
Dhuna që policia maqedonase ushtroi ndaj protestuesve shqiptarë në Shkup ka sjellë sensibilizim të madh edhe në Tiranë ku dhjetëra të rinj, duke mbajtur ne duar pankarta ku shkruhej “Shkupi, zemra e Shqiperise”, janë tubuar në një protestë para Piramidës në mbështetje të bashkëkombësve të atyre
Protestuesit të cilët siç bën me dije nuk kishin ndonjë organizator konkret por ishin mbledhur përmes njoftimeve në rrjetet sociale bën me dije se protestat e tyre do të vijojnë duke kërkuar ndërgjegjësim dhe reagim nga dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova në mbështetje të vëllezërve të tyer që jetojnë në Maqedoni.
Mes protestuesve ndodhej edhe kampioni i boksit, Nuri Seferi i cili i mbështjellë me një flamur kuq e zi, bëri thirrje që dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni të marrë fund, pasi sipas tij ‘ne jemi një popull paqedashës që nuk duam të nxisim urrejtje, por nuk mund të rrimë duarkryq nëse na cenohen të drejtat.
“Populli shqiptar në Maqedoni nuk është vetëm 1 milion, pasi kanë 9 milionë të tjerë mbrapa, kështu që të mendohen mirë ata që tentojnë të shtypin shqiptarët në Maqedoni. Ne bëjmë apel që të lirohen të gjithë djemtë tanë që janë burgosur me pa të drejtë në Shkup. Keqtrajtimi ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund. Ne jemi popull paqedashës, nuk nxisim urrejtje ndaj të tjerëve, mirëpo duam të respektohen të drejtat tona”, tha Seferi.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply