Nëse partneri juaj po kalon një moment depresioni atëherë ju ftojmë të ndiqni këshillat e mëposhtme për t’i qëndruar atij sa më pranë e ta “ktheni” në normalitet
Të gjithë ne duhet të kujdesemi shumë për shëndetin tonë dhe jo vetëm për atë të trupit; mirëqenia jonë mendore duhet të jetë një prioritet kryesor. Por, në rast se ne femrat ia arrijmë t’ua dalim mbanë situatave pak a shumë të vështira që jeta na i rezervon, çfarë mund të themi për partnerin tonë? Mund të ndodhë që në një marrëdhënie shumë gjëra kalojnë pa u vënë re, kjo prej impenjimeve të shumta ose nga problemet vetjake. Megjithatë, nëse kohët e fundit keni vërejtur se partneri juaj është veçanërisht poshtë me humorin, në pjesën më të madhe të rasteve problemi ju përfshin të dyve bashkë. Ndaj, çfarë këshillohet të bëni? Para së gjithash, mos u shtirni se gjithçka shkon mirë. Tentoni gjithmonë që të shmangni një situatë konflikti, e cila mund të çojë në një frustracion akoma edhe më të fortë për partnerin. Shmangni përballjet jo të pëlqyeshme dhe tonet e ashpra; propozojini që të uleni përballë njëri-tjetrit në qetësi dhe të flisni pak. Përpiquni gjithashtu që bisedën ta mbani të hapur dhe të gjallë, ndërkohë gjeni mënyrën që të mbështesni gjithmonë anën e partnerit për të fituar besimin e tij dhe për të qëndruar intim. Nëse bëhet fjalë për ankth, depresion ose ngritje dhe ulje të forta humori, mund të jetë më shumë se e dobishme që ta informoni rreth tyre dhe pasojave që sjellin. Në fund të fundit, si mund ta ndihmoni partnerin nëse nuk dini asgjë rreth problemit që e ka prekur atë? Ka shumë opsione për të “kuruar” këto lloj gjendjesh dhe ndërmarrja e këtij “udhëtimi” së bashku është rruga e duhur që duhet ndjekur.
Gjithsesi, kujtoni se çdo rast psikologjik ka një histori më vete, është unik dhe i ndryshëm nga çdo lloj tjetër. Mendoni gjithmonë për problemet personale sikur ato të jenë më të lehta për t’u zgjidhur në krahasim me problemet e personave të tjerë dhe përpiquni ta ngushëlloni partnerin me diçka që mund të jetë inkurajuese. Në fund, mos harroni që të kujdeseni edhe për veten tuaj.
Ndonjëherë, rrethana si këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë intimitetin dhe afërsinë me partnerin, ndaj është e rëndësishme që të mbani një sjellje pozitive dhe të bëni durim. Bashkërisht shmangni stresin dhe gjumin e paktë, hani shëndetshëm dhe gjeni pak kohë për të bërë sport. Mbështetuni te miqtë më të dashur dhe mos e mbani gjithçka për vete, përndryshe shumë shpejt do të mbaroni energjitë dhe nuk do të keni më se çfarë t’i jepni personit që e dashuroni.
Dallimet në mes të depresionit të meshkujve dhe femrave
Edhe pse disa nga shenjat dhe simptomat e depresionit janë të njëjta si për burrat ashtu edhe për gratë, ekzistojnë disa dallime: gratë kanë tendencë të përjetojnë simptoma të caktuara më shpesh se meshkujt, për shembull, çrregullim depresioni në muajt e dimrit, për shkak të niveleve më të ulëta të diellit.
Depresioni te femrat
1. Fajësojnë veten;
2. Ndihen të trishtuara dhe të pavlera;
3. Shmangin konfliktin;
4. Ndihen të ngadalësuara dhe nervoze;
5. E kanë më lehtë të flasin për ndjenjat e tyre;
6. Përdorin ushqimin, shoqërinë dhe dashurinë që të shërojnë veten.
Depresioni te meshkujt
1. Fajësojnë të tjerët;
2. Ndihen të dyshimtë dhe të sulmuar;
3. Krijojnë konflikte;
4. Kanë nevojë të ndihen nën kontroll me çdo kusht;
5. Mendojnë se tregojnë dobësi nëse flasin për ndjenjat e tyre;
6. Përdorin alkoolin, televizorin, sportet dhe seksin që të shërojnë veten.
http://gazeta-shqip.com
Leave a Reply