Të gjithë kemi pasur nga një dashuri njëanësore. Por a mund t’ia ndryshojmë mendjen e tyre dhe t’i bindim ata të na duan? Ky shkrimtar thotë “Po”.
Gruaja e parë që e dashurova, nuk më dashuroi në mënyrën e njejtë. Unë vërtetë kisha rënë në dashuri me të dhe ajo vërtet nuk mërzitej për mua dhe aq. Sigurisht, Ne takoheshim rregullisht. Ajo ishte e lumtur të më takonte, por jo për arsyen e njejtë sikur unë. Unë isha i lumtur edhe vetëm kur endesha me të.
Ajo ishte e lumtur kur ne bënim dashuri. Unë në fillim shkova pas saj për dy vite. Fatmirësisht durimi im u pagua dhe ajo ra në dashuri me mua. Natyrisht që kisha shumë kokëdhimbje e thyerje të zemrës, por në fund ajo ra në dashuri me mua. Kjo m’i mësoi dy gjëra. Një: Në këtë botë ka njerëz që vërtetë ia vlen t’i ndjekësh. Dhe dy: Është e mundur ta bësh dikë për vehte, edhe nëse ju refuzon me vite.
Dashuria është vërtet gjë e komplikuar, për shkak se i nevojiten dy persona – dy individë të cilët janë sa të ndryshëm po aq dhe të ngjashëm.
Shumë prej jush ndoshta kanë qenë në një situatë të ngjashme me atë që kam përshkruar më lart dhe sigurisht të dashurosh dikë, nuk të garanton se edhe ky person do të të dashurojë. Megjithatë, sikur në sytë e spektatorit që ekziston bukuria, ashtu ekziston dashuria në mendjen e një të dashuruari.
Ndoshta fillimisht duhej të thosha që ndonjëherë ju thjesht nuk mund dhe nuk do ta bëni dikë të dashurohet në ju. Dashuria, thjesht nuk është racional dhe nganjëherë njerëzit bien në dashuri me ata që nuk do t’i kenë kurrë. Kjo është realiteti që ne të gjithë e jetojmë. Vetëm për shkak se ju keni ndjenja për një person, nuk do të thotë se ky person ka ose duhet të ketë ndjenja për ju. Që të jeni i dashur nga ana e njerëzve, duhet t’i plotësoni nevojat e caktuara.
Duhet të kemi tërheqje seksuale. Duhet të gjejmë personalitetin e tyre tërheqës. Duhet të kuptojmë dhe ta vlerësojmë mënyrën se si ata mendojnë. Nuk duhet që të jetë një lloj i kimisë fizike që të na ndihmojë ti nxisim në trup ato emocione nga mendimet tona, që ne të vërtetohemi që kemi rënë në dashuri.
Ajo bëhet edhe më e komplikuar kur ne mendojmë për gjërat e vogla që nuk na pëlqejnë tek njerëzit – gjërat që janë të rrënjosura tek ne, qysh nga mosha e re. E gjithë kjo qon në realitetin e situatës. Të gjitha këto gjëra që na mërzisin për një person, na e bëjnë edhe më të vështirë lumturinë tonë dhe lumturia është vet dashuria.
Nuk janë gjithmonë të metat e juaja ajo që i bën njerëzit të mos bien në dashuri me ju. Kjo komplikohet edhe më tepër sepse të dashurohesh nuk do të thotë të takosh personin e duhur. Por është të takosh personin e duhur në kohë të duhur –në një kohë kur ju jeni të gatshëm të dashuroheni.
Nëse individi nuk e ka ndërmend të ju dojë, ai nuk do t’ju dojë. Nëse ai/ajo nuk është i gatshëm të bie në dashuri, nëse ai/ajo nuk e merr në konsideratë mundësinë që të bie në dashuri me ju, atëhrë ai/ajo kurrë nuk do të dashurohet në ju.
Megjithatë, gjërat sikur kjo me kohë ndryshojnë. Në rastin tim, më shkuan dy vite. Në raste të tjera, ajo merr shumë pak kohë. Por kjo mvaret nga ajo se sa ia plotësoni nevojat e atij personi. Nëse ju mund ta bëni të lumtur, ta kënaqni, ta bëni atë të ndjehet i/e sigurt me ju dhe t’ju besojë, atëherë me kohë ai/ajo mund të bie në dashuri me ju.
Sa më të lumtur që të bëni atë person, aq më e mundshme është që ai/ajo të ju dashurojë. Pse? Sepse dashuria dhe lumturia janë të lidhura shumë ngushtë. Të qenit i dashuruar do të jetë të jesh i qenit i lumtur. Aftësia ta bëni të lumtur dikë, është cilësia më tërheqës që mund ta posedojë një person. Nëse ju keni rënë në dashuri me një personi, dhe besoni se një ditë mund të ju dashurojë edhe ai/ajo, por thjesht nuk është në vendin e duhur me jetën e tij/saj, atëherë bëjeni të lumtur atë secilën here që ju takoheni.
Pas një kohe, korrelacioni i lumturisë me ndërveprimin e personit me ty do të çojë atë të jetë i/e lumtur çdo herë që ky person të ju takojë – ai/ ajo do të jetë i lumtur me pritje të lumturisë.
Por mbani në mend një gjë shumë të rëndësishme: Nëse ju e dashuroni dikë atëherë puna juaj e vetme është ta bëni të lumtur të dashurin tuaj. Nëse nuk besoni se mund ta bëni të lumtur atë ndonjëherë, atëherë ajo nuk do të ndodh kurrë.
/ Elite Daily/







Leave a Reply