Viktima e fundit e videove dhe fotove me pullë të kuqe është bërë këngëtari kanadez shumë i dashur për adoleshentët, Justin Bieber. 18-vjeçarit i është vjedhur lap-topi personal gjatë një koncerti të mbajtur në sheshin Tacoma, në Washington dhe me shumë gjasa personi që e ka tani në dorë lap-topin ka në dorë edhe vetë Justin Bieber, duke qenë se në kompjuter, ylli i adoleshentëve kishte shumë materiale personale.
Këngëtari kanadez, që ka 29 milionë ndjekës në Twitter, e ka dhënë lajmin për grabitjen që i është bërë pikërisht përmes rrjetit social. “Kisha shumë filmime personale në atë komjuter, dhe ndaj më vjen keq”, – është shprehur këngëtari.
Ndërkohë, në disa sajte kanë filluar që tani të qarkullojnë foto në të cilat supozohet se është Justin Bieber nudo. Të jetë vërtetë ai? Është e mundur. Pasi këngëtari popullor, përveçse ka shumë admirues (veçanërisht femra), ka po ashtu shumë njerëz që e urrejnë (kryesisht meshkuj mbi 20 vjeç) të cilët vazhdimisht lëshojnë komente fyese për adoleshentin në rrjetet sociale.
(gazeta-Shqip.com)
Gazeta Shqip
Per”Alba – Dansk”Shkodrani


Leave a Reply