
Nje dite tek shfletoja arkivin tim ,gjeta aty shume mesazhe te derguara e shume kujtime nga miq te mij virtuale,qe me vite me ralle kemi komunikuar nepermjet gruplistave ,qe na kane mbajtur te lidhur me njeri – tjetrin ,si Memedheu,Albeuropa ,Art -Cafe,Sterkala ,cameria e shume e shume te tjera. Por me daljen e facebook ndryshun gjerat dhe grup-listat jane harruar pothuaj,pervec nga njehere ne te ralle na vine shkrime prej tyre,nga nostalgjiket e asaj kohe te bukur,qe ishte nje lidhje e mire dhe komunikim i paster ne mes te njeri – tjetrit. E ne kete komunikim ,pata rastin te lidhem edhe me z.Vitore Stefa Leka dhe i percolla gjithe kohen poezine dhe gjithe krijimtarine e saj dhe ato i hidhja ne ne arkiv me emrin e saj. Por tek i lexon tani ato poezi te sjellin emocion dhe te kthejne pas ne ato vite te bukura te komunikimit tone,komunikim qe me daljen e facebook sikur u largua.Ishte nje komunikim i perditshem dhe ne ishim nje grup qe cdo dite kush ngrihej me heret percillte kafet tek shoket . Dhe dita fillonte me kafen e mengjezit dhe nje batute apo nje barcalete pikante. Dhe Vitorja si me e madhe se ne ne moshe ,por shume aktive jipte kontributin e saj ne keto mengjeze te bukura bashkebiseduese,nepermjet adresave tona elektronike. Ndaj sot mendova te sjell disa nga ato poezi qe Vitorja na i dergonte qe ne te jipnin mendimin dhe kritiken tone. I uroj jete te gjate Vitores dhe mora vesh se dhe nena e Vitores ka patur ditelindjen e 102-te dhe i deshiroj edhe 100 vite te tjera NENE ELENIT ,njeriut te mrekullueshem qe Zoti e ruajti dhe sot ajo sheh me syte e saj ne familjen e saj te madhe disa breza qe po rriten te lumtur . Me kete rast i sjell shume urime e gezuar ditelindjen NENE ELENI STEFA.
Gjelberim i virgjer
Gjethet sa kane marre formen e tyre
Krejt te zakoneshme
Pema eshte mbushur me gjelberim
Fshehur prej vetvetes
Me turp nuseron..
Kerkon te fshehe telin e hedhur me teprice
Gjijte e perdredhur nga marsi
Buzet e fryra nga afshi i prillit!
Koka e menjanuar nga era e lire
Gjethet perdite ndryshojne ngjyre
Marrin me shume gjak te gjelber
Klorofil!
Dhe
per dite behen si me te largeta
Si me te huaja..
Nuk jane me aq intime
Nuk u ledhatojne floket dashnoreve
Nuk ua prekin faqet …supet..
Kan humbur keshtu virgjerine
Gjethet dhe ato ruajne nje kujtim
Gjelberimin e virgjer..
Ndaj vine njerezit e cdo moshe aty
Per tu bere me te cilter
Pranvere
Pranvee Pranvere Pranever!
Ne buzet e tua ve vargun tim
Dhe ti ate varg si perhere
E bere per shpirtin shpetim
Sa here tek une ke trokituar
Me hap te lehte ne oborr
Aty dallandyshen kam pritur
Mes luledelesh thurur kurore
Atje tani ti vjen e bukur
Me ty dallandyshja prap vjen
Kerkon mes lulesh mos jam futur
Kerkon dhe dot..Jo! Nuk me gjen..
Do vij nje dite une do vij
tek ai prag ku prita pranverat
Qe iken bashke me rinine
Nga malli vet do hapet dera..
Radiografia
Brinjet e mia
Jane bere shoshe
Nga rrezet e tua..
Atje
Syri i hetuesit ,
me ndiqte pas kudo,
si rreze rontgen
Ne trurin tim kishte zbuluar
virusin e trasheguar
Antikomunist!
Ne formen e plumbit,
ne formen e thikes
rrezik imperialist!
Edhe sot ketej..
Ky sy me eshte prane
Here vjen si mik i betuar
here djallezor i zemeruar
Here si “demokrat ” i perbetuar..
E here mbi dallgen shaluar…
Si”dipllomat”vjen, me rreze dielli ndricuar
Gjithnje po ai “SY!
Po ai mallkim..
Po ajo cmire..
C’ndryshoi te ty o njeri i vendit tim ?
Po te ti shpirti im?
Lutje Zotit
O Zot!
Bekona!
I perjetshem do te jesh per mot!
Meshirona!
Na hidh shi ne shkretirat
e Globit te shpirtit!
Te perunjemi!
Mekatet na fal!
I plotfuqishem degjoje lutjen time
Eshte lutje me pergjerime;
se lindem ne vendin
ku JUDA i gjalle
Solli vdekje
Dhe mijra shkaterime
O Zot!
Bekona
Pastro njerezine nga ligesite
Ty te kemi shprese
Ty te kemi jete..
Ne planetet e tjera bie shi..
Kurse atje larg
Planeti im buze thare
Mediton ne shkreteti ..
O Zot!
Nje pike lot!
O Pernedi ka Suljote ende.!!.
Kjo poezi i dedikohet nje gruaje te panjohur per mua, e cila per te mos rene ne duart e Sambisteve ne daten 9 mars 1991 kur filloi eksodi nga Durresi nepermjet anijeve “te shpreses se madhe drejt te panjohures…” u hodhe ne det nga direku anijes bashke me foshnjen ne krahe dhe u mbyt
Frymezimin e kam nga nje gazete e asaj kohe qe fliste per kete ngjarje tragjike….
Nga shekujt vijne , ne kenge i sjell era
O toka ime , eshte dhimbja jote !
Vrapojne shqiponjat permbi humnera
Te bukurat bija, nenat Suljote
Nga shekujt erdhen u shfaqen tek ti
I bukur engjell , o zemer nene
nga direk ‘i anijes me foshnje ne gji
U hodhe ne det–renkim prej gjeme
Ku je tani? Ne c’dallge , ne c’gji?
Me vjen cdo nate nga gjumi me zgjon
Si engjell , si fryme si nje dashuri
Per nenat ze lus une te madhin Zot..
E ngriten dallget tempullin tend
Ajo ulerime gjithe botes endet
Dhe tokes sime dhe detit i dhemb
O Perendi! ka Suljote ende!..
Ere pranevere
Sec me zgjove mallin
gjumi e kish mpire
Sec me drodhe zemren
Pa ty rrinte ngrire
Sec me solle puthjen
sa me kish munguar!
Me ngjethe te terren
Det! Jam e trazuar!
Me fute tek ti
jam a s’jam s’e di
Perqeshja
Gjuha nganjehere jashte
E perqeshura!
Syri qe leviz ngadale
Balli i rrudhur lehte
Faqja nje muskul i holle
Qafa perdridhet-ngjale
Floket e hedhur menjane
E perqeshura!
fjale te hidhura
here te thena me zjarr
shpesh buza e ngritur larte
here te tjera heshtje e gjalle
Ti je aty
E perqeshur!
Shteti qe perqeshjen s’ e le
As vet s’duhet te qeshe mè!
Kohe te trazuara
Si lumenjte humbasin ne dete
ne turmen e njerezve fshihen ata
Kusar , katil , qe rrojne per vete
Te veshur me “petke zoterinjesh
C’hata!
E shfaqen para popullit
me “pafajesi ” femije
Kur etja e tyre kufi nuk ka
Etje e pashuar ne det varferie
Etja e pashuar ne “fabrike armesh”
C’hata!
Etje e pashuar ne lote nenash
Etje e pashuar ne kurriz te miturish
Etje e pashuar trotuareve te botes
Etje e pashuar ne dhimbje zemrash
Etje e pashuar..
Qe i sjell trazim kohes…
Buze detit
Buze detit luaj
Degjoj peshperima valesh
Degjoj zemerim dallgesh
Njomem dhe une me sterkala..
Dhe puthja ka me kripe.
Dhe e qeshura ka me hije
Dhe e krehura ka kuptim
Dhe e ngrena ka me shije
Fryne ere..
Ben diell i forte
Deti qesh
Deti zemerohet!
Nderkaq mua me shkel syne
e nis te largohet..
Eci
vrapoj
Rri
kendoj
Buze detit ndjehem tjeter njeri
Nje kenge maroke me vlon ne gji..
Deshire per Agim
Gjithshka shkaterova
henen e thyeva ne mijra copa
prej nate kusare
E prej qiellit pa meshire,
Shkula nje nga nje, yjet mekatare
Erresiren e debova gjithe egersi
Vetem ty AGIM per te te pare
Ti erdhe o flokeargjend
E me dhe drite e ngohtesi
Atehere kur njerzit
klithnin nen terrin e enderrave
Erdhe
per te ndricuar dhe terrin e zemrave!
Vetmi
Ngadale:
Ne mbreterine e vetes futet shpirti
Hap deren e trishtimit,
e ulet ne nje stol vetmie..
(cudi! , sa shume stola paska,
a thua se je ne nje lulishte!)
Me pas si nje poete e mocme
Ndez nje cigare harrimi
Ne duart qe dridhen
Fjollon tymi i dhimbjes..
Mergimi eshte i gjithe
nje dhimbje e mall kujtimesh
!
Me pas nje cigare e dyte
Me pas nje e trete
E me pas-nje pakete!
Dita
Brenda meje permbysen
Perandori hyjnish
Ndersa dita lind!
Brenda meje vdesin ,
Mrekullite e virgjera
Ndersa dita e cmendur,
dashurohet pas fluturimit qiellor
Brenda meje treten qelizat
Bashke me egzistencen time
E , gjymtyret,
Nje grushte dhe, permbysin
Ndersa dita vajton,
mbi varrin tim
dhe vdes ne agoni..
duke lene gjurme dhimbje
ne kete qytet jetesh ne monotoni..
Duke kujtuar
Adolishenca kaloi duke
jetuar me ederren
Vite me vone kuptova ,
se sa larg ishte realiteti..
Ky realitet i mplakur
Me zhgenjime sinqeriteti..
Duke kujtuar ate kohe
Kuptova se sa larg ishte bota reale
nga e imja
Iluzonet e humbura te kohes
te mjergulluara nga dhimbja!
Endrrat e nje kohe te permbysur
Enderrat e para te jetes..
Qe ishin aq large.
Eh! sa larg te vertetes !
X X X
Ne ndam henen pergjysem
pasi ja vodhem nates
Nje simetri prefekte , per cudi !
Ma pas cdo njeri mori pjesen e tij
Driten me von donim te grabisnim
Te kishim sejcili nga pakez drite..
Por dikush para nesh kish harritur
E cuditerishte erresiren na la
E ate, kemi grabitur..
Tonelata erresire !
Dhe mbetem te erret !
sa te erret o Zot!
Thelle nesh erresiren
se largojme me , dot!
E nderuara Znj.Vitore Stefa- Leka,Edhe pse jam shume i ngarkuar me pune e shkolle dhe kohen e pakte qe kam te lire i’a vjedh nates apo mengjeseve te pa aguara, per te realizuar disa projekte qe duhet ti dorrezoj bashke me provimet perfundimtare ; gjej kohen te futem nga pak dhe ne liste per ti dhene dikujt pershendetje ne heshtje edhe pse nuk njihem, por dhe te shkruaj dicka me teper per cfare lexoj qe, jo vetem me shkakton dhimbje te shendruar ne lote por dhe me ngushellojne. Kam pasur fatin te lexoj disa cilke poetike me autoresin Tuaj dhe sinqerisht jam mrekulluar. Poezia Juaj ” Dita” eshte lexuar disa here rreshatazi por dhe i perhumbur jam gjendur ne dhimbje e lote. Kam shume kohe qe skam perjetuar lotime te nxehta por dhe te ftohta. Tek shpirti Juaj i derdhuar, qe po lexoj ne leter virtuale po i perjetoj te dyja. Te tilla perlotje i perjetova ne poezin Tuaj ” Dita” por magjia e saj Aty dhe me ngushelloj. Jane aqe te ngarkuara filozofikisht sa qe padyshim arsyetimet nuk kane per ti shpetuar ditarit tim . Ndihem keq kur padashje vecoj, pasi krijimet Tuaja te gjitha kane percuar mezashe te vyera , por Poezia ”Dita” aqe sa here lexohet , aqe here te pushton.!!!!!!!!!!
Me respekt edmond ismailati , brooklyn, new yrok
Dita
Brenda meje permbysen
Perandori hyjnish
Ndersa dita lind!
Brenda meje vdesin ,
Mrekullite e virgjera
Ndersa dita e cmendur,
dashurohet pas fluturimit qiellor Brenda meje treten qelizat
Bashke me egzistencen time
E , gjymtyret,
Nje grushte dhe, permbysin
Ndersa dita vajton,mbi varrin tim dhe vdes ne agoni..
duke lene gjurme dhimbje ne kete qytet jetesh ne monotoni.. ———===============———-
Deshire per Agim
Gjithshka shkaterova
henen e thyeva ne mijra copa
prej nate kusare
E prej qiellit pa meshire,
Shkula nje nga nje, yjet mekatare
Erresiren e debova gjithe egersi
Vetem ty AGIM per te te pare
Ti erdhe o flokeargjend
E me dhe drite e ngohtesi
Atehere kur njerzit
klithnin nen terrin e enderrave
Erdhe
per te ndricuar dhe terrin e zemrave!
Vetmi
Ngadale:
Ne mbreterine e vetes futet shpirti
Hap deren e trishtimit,
e ulet ne nje stol vetmie..
(cudi! , sa shume stola paska,
a thua se je ne nje lulishte!)
Me pas si nje poete e mocme
Ndez nje cigare harrimi
Ne duart qe dridhen
Fjollon tymi i dhimbjes..
Mergimi eshte i gjithe nje dhimbje e mall kujtimesh
!
Me pas nje cigare e dyte
Me pas nje e trete
E me pas-nje pakete!
Dita
Brenda meje permbysen
Perandori hyjnish
Ndersa dita lind!
Brenda meje vdesin ,
Mrekullite e virgjera
Ndersa dita e cmendur,
dashurohet pas fluturimit qiellor Brenda meje treten qelizat
Bashke me egzistencen time
E , gjymtyret,
Nje grushte dhe, permbysin
Ndersa dita vajton,mbi varrin tim dhe vdes ne agoni..
duke lene gjurme dhimbje ne kete qytet jetesh ne monotoni.. Duke kujtuar
Adolishenca kaloi duke
jetuar me ederren
Vite me vone kuptova ,
se sa larg ishte realiteti..
Ky realitet i mplakur
Me zhgenjime sinqeriteti..
Duke kujtuar ate kohe
Kuptova se sa larg ishte bota reale
nga e imja
Iluzonet e humbura te kohes
te mjergulluara nga dhimbja!
Endrrat e nje kohe te permbysur Enderrat e para te jetes..
Qe ishin aq large.
Eh! sa larg te vertetes !
X X X
Ne ndam henen pergjysem
pasi ja vodhem nates
Nje simetri prefekte , per cudi !
Ma pas cdo njeri mori pjesen e tij
Driten me von donim te grabisnim
Te kishim sejcili nga pakez drite..
Por dikush para nesh kish harritur
E cuditerishte erresiren na la
E ate, kemi grabitur..
Tonelata erresire !
Dhe mbetem te erret !
sa te erret o Zot!
Thelle nesh erresiren se largojme me , dot!






Marre nga arkivi personal “Vitoren ne vite – krijime ”
Pregatiti per “Alba – Dansk” Luigj Shkodrani


Leave a Reply