Shtetet e Bashkuara hapën fushatën e tyre në Kupën e Botës me një fitore emocionuese 2 me 1 ndaj Ganës në ndeshjen e Grupit G në qytetin verilindor brazilian të Natalit.
Sulmuesi Clint Dempsey i dha Shteteve të Bashkuara epërsinë në sekondën e 34 të ndëshjes me një goditje të fortë nga krahu i djathtë i portës kundërshtare. Ky ishte goli i gjashtë më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës dhe goli më i shpejtë i shënuar nga një amerikan.
Shtetet e Bashkuara ruajtën epërsinë deri në minutën e 82, kur Andre Ayew shënoi për Ganën duke e barazuar rezultatin. Por katër minuta më vonë Shtetet e Bashkuar shënuan përsëri.
21 vjeçari John Brooks i cili u aktivizua në pjesën e dytë shënoi me kokë pas një goditje nga këndi. Kjo ishte ndeshja e tij e pestë ndërkombëtare. Është hera e parë që një lojtar zëvendësues shënon për Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës.
Me këtë fitore Shtetet e Bashkuara i hakmerren Ganës për dy humbjet në dy botërorët e fundit.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply