
Luigj Shkodrani
Është vonë, tepër vonë. Në dhomë nuk piptin asgjë. Vetëm të trokiturat e gishtërinjve mbi tastierën e kompiuterit dëgjon. Sikur ai çekani në dorën e hekurkthyesit, tek punon në kovaçhane. Ashtu dhe unë trokas në poezinë si time si me mushkën e xanxare. Më lodh shumë, sepse nuk di ta ngas aq mirë. Don të më ikë por nuk e lë dot. Dua ta ngas se s`bën. Më lodh shumë, më dërmon, por përseri e ngas e ashtu ngadalë, duke e marrë për dore si fëmijën dhe eci mes rrugëve të jetës, përmes kujtimeve të vegjëlisë, të rinisë e ja tani edhe në prag të pleqërisë. E ato kujtime, aq të bukura, vinë si nota në pentagram dhe me to thurr poezinë e vendit tim, dashurinë për jetën, për njerëzit, dhe ashtu e ngas ngadalë dhe pa u vënë re nga askush. Po, po, nga askush, ngase nuk dua të jem ai poeti që të më tregojnë me gisht.
Dua të ndjehem i thjeshtë, aq i thjeshtë, sa të ulem këmbëkryq në odën e madhe të burrave të motit, e të kuvendoj shtruar me ta. Të tregojmë legjendat e historitë e të parëve tanë. Luftërat në trojet tona, dhe lirinë që një ditë trokiti edhe në portat tona, dhe ajo, liria, i gjeti të hapura. Dhe erdhën nënat, baballarët, dhe u ulën shtruar, dhe folën shqip, po, shqip. Dhe këto momente përjetuam, dhe ne, së bashku me të tjetrët, dhe zemrat tona gufuan, për ditë më të mira, për një jetë më të begatë në vatrat tona…
Dhe ashtu ngadalë, me mushkën xanxare shetis në rrugët e lira, duke mbledhë nektarin, sikur ajo bleta punëtore, dhe me ta të thurr poezinë, për ditët e jetën e lumtur, për njerëzit që duan të jetojnë, edhe pse në vetminë e pafund, shpirti i tyre qesh dhe gëzon, gëzon dhe shpreson se një dite do të jetë më mirë.
Se një ditë dhe une do ta ngas më mirë poezinë, mushkë xanxare dhe do eci rrugës i gëzuar brenda vetes, se bëra diçka më mirë për nesër, sepse dikushi do ta lexoje dhe ashtu në heshtje do të më kujtoje, por dhe do të mësoje për vete, mbi ate çfarë unë hodha në këto fletë të bardha. Aty, në çdo rrjesht është një dëshirë, është një jetë shkrirë dhe e shtrirë si në pentagram. Dhe kompozitori një ditë do ta marrë poezine time dhe me ato rrjeshta, do të komponojë këngën e pavdekësisë. Ate këngë që brezat do ta përcjellin brez pas brezi, dhe do mbetet diçka që do të ketë vlerë, e pastaj unë mushkën xanxare do ta ngas, dhe do të ecë gjithnjë e më mirë…
DY FJALË PËR AUTORIN LUIGJ SHKODRANI DHE VEPRËN E TIJ
Muzës i thonë muza, edhe në një gjuhë të huaj, dhe zanës i thonë zëna. Mimoza, Zana dhe Muza. Muza shqiptare dhe sintagma e vlerave letrare që thot: “Të jesh pjesë e artit është bukuria e bukurive, sepse arti është konkurencë e natyrës”. Kjo vlen edhe për Luigj Shkodranin dhe lirikën e tij. Në vëllimin e parë (Një poezi për Ty) dhe në librin e dytë (Porta e shpirtit), defilon bota magjike e dashurisë dhe fshikullimi i tradhëtisë. Në imagjinatën dhe botën meditative të Luigjit, defilojnë Zoti, jeta dhe natyra; familja, farefisi, dashamirët dhe malli ndaj tyre; ndaj atdheut dhe njerëzimit; një përmallim që të zhurrit e ta këput shpirtin, sidomos ndaj Shkodrës me bukuritë dhe vlerat e saj – qyteti që i dha shpirt, duke e bërë të pavdekshëm.
Frymëzimet e tij ndërlidhen me trena që shkojnë e vinë ne stacion, me dyer që hapen e mbyllen, me udhëtarë që zbresin e ngjiten: „dhe dita keshtu kalon.” Në mes të kesaj fantazie, poeti e ndjen veten një njeri që kerkon dhe hulumton, edhepse dikush prej nesh, ende nuk di ku mbet jeta e tij: në mërgim apo Shqipëri! Në vargjet dhe përditshmërinë e poetit, kudo është i pranishem kujtimi ndaj babait të tij. Luigj Shkodranit i buzëqesh fati, që në vigjilje të Festave të Dimrit, të vijë para lexuesit me dy vëllime vlerash të veçanta poetike. Ku qëndron veçantia e tyre? Veçantia e tyre nuk ka të bëjë me metaforat dhe figurat stilistike të lirikës kontemporane, por ajo qëndron në sinqeritet dhe sensibilitet, në çiltri mendimesh dhe ndjeshmërinë e shqiptarit të diasporës që vepron gjithmonë në shërbim të kultivimit të fjalës shqipe, të bashkimit kombëtar dhe Shqipërisë „si vend i dashurisë së përjetshme”. (Baki Ymeri)
Mesazhi i sime moter per ditelindje.
Truri im filloi me punu
urimin vellait me ja shkru,
shume urime i kam per ty
se ti je drita e syve te mi,
lumja une qe te kam ty.
Vella si ti nuk ka ne bote,
pa ty jeta asht e kote,
zemra joe si flori
e gjithkush ta ka lakmi.
S´asht per loje as per hajgare
por per mu je force e madhe.
Sot ditlindjen e ke ti
e tu befte dita njemije.
Shume urime e perqafime
te dergon kjo zemra ime
e urimin po ta nis
ty kjo motra e shtepise.
Zoti ty te ndihmofte
e shume vite te dhurofte
jo per vehte por per te gjithe
se ti je drita e shtepise.
URIME,URIME E SHUME PERQAFIME
TE DERGON TY KJO ZEMRA IME.
Per ty motra


Leave a Reply