XV
Kur rri mendoj se si gjithshka qe rritet
Nje cast te vetem rron krejt e persosur
Se ne natyre skena perseritet
E ndron si yjet fshehtas kane vendosur
Kur shoh njerine qe si bimet zhvillohet
Dhe nga i njejti qiell lind e vdes
Krenar per nje pranvere qe harbohet
Po vyshket shpejt e shuhet ne kujtese
Padashur ligem e per ty vras mendjen
per ty qe je i forte dhe i ri
Se Koha e pafund lufton me vdekjen
Pranveren-lule kthen ne dimer-zi
Me Kohen po lufton dhe ky vargu im
Te plak ajo ky varg te perterin
XVI
Pse s’gjen nje rruge me te sprovuar luftimi
Me kohen tiranike qe do gjak?
Pse vehten nuk e mbron nga shkaterrimi
Me arme me te sigurt se ky varg?
Tani qe ti rron oret me te lumtura
Sa kopeshte vashash zemer-patrazuar
Me gaz te rrisin lule me te bukura
Se sa portreti yt i pikturuar
Ate qe prish e ndreq kjo jete e lashte
Me mire se Koha e ky laps shkollari
I lumtur brenda dhe i bukur jashte
Ne syte e botes jeten nis se pari
Ku falim jeten , rrojme ne akoma
Ne bimen qe u mboll nga duart tona
XVII
Kush ma beson ne t’ardhmen poezine
Ku lavdet qe te thurr nuk kane cak?
Po s’eshte ajo vec varr, te gjithe e dine
Qe fsheh aq shume e tregon aq pak
Te them qe syte e tu gjekund s’i gjen
Se hiret nuk t’i numeroj , dot i ziu
Do thone ne t’ardhmen :Ky poet genjen
S’ndrin qielli kaq nje fytyre njeriu
Prej kohes karta kur te jene zverdhur
Percatje plaku ngjan qe flet si teper:
Sa bukur ky poet te paska derdhur
Plot stermadhim si ne kenge te vjeter
Dyfish gjallon po lindi djali-trim
Ne birin tend dhe ne vargun tim.
XXVII
Nga puna lodhur , shkoj e bie ne shtrat
Gjymtyret e mpira per te pushuar
Ne koken time udhetim i gjate
Nis mendja pune e trupit te pa mbarruar
Mendimi larg me shpie qe ketej
Me zell drejt teje nis nje rruge te gjate
Qepallat e renduara hapen krejt
Dhe si i verber shoh vec terr e nate
Atehere shpirti im enderrimtare
Vegimin tend e shfaq per syte e verber
Ne nate kobi si margaritare
Shperdnan ai terrin, zbardh nje dite tjeter
Gjymtyret diten, naten me mendime
S’gjej qetesi nga ti, nga vehtja ime
Gazeta ”Drita,, dhjetor 1989 (shqiperoi Cezar Kurti)
Derguar nga Mardena Kelmendi
Nxjerre nga “Arkivi i miqve 2006”



Leave a Reply