Sfidat me të cilat përballen gratë migrante në qasje me gjuhën dhe me dilemat para të cilave ato vihen kur shtrohet çështja e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në raport me integrimin në vendin pritës.Kjo është tema e debatit të cilin do ta zhvillojnë më 20 qershor Britisch Council në bashkëpunim me platformën albinfo.ch
Gjuha dhe integrimi- cilat janë mundësitë? Cilat janë sfidat dhe si mund t`i kalojmë ato?
Në lidhje me këtë temë, të shikuar nga aspekte të ndryshme në tryezën e Bernës do të debatojnë personalitete kompetente nga fushat e tyre si: Christa Markwalder, deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës; Luljeta Nuzi, përfaqësuese e “Shpresa Programme”, nga Londra, organizatë që promovon arsimimin dhe trainimin e njerëzve shqipfolës në Mbretërinë e Bashkuar; Yvone Riano, profesoreshë në Universitetin e Bernës, departamenti i Gjeografisë, specialiste për migracion dhe Maryline Vial-Pittet, nga Espace femmes, koordinatore e kurseve të gjuhës për gratë migrante në Friburg.
Si mysafirë specialë marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së në Zvicër Richard Jones dhe ai i Britanisë së Madhe, Simon John Meredith SMITH.
Debati drejtohet nga Daniel Hitzig, gazetar, Alliance Sud.
Ky debat do të zhvillohet në gjuhën angleze. Pjesëmarrja është e lirë ndërsa pas përfundimit, për pjesëmarrësit do të ketë një drekë.
Aktiviteti mbahet në ambientet e Universitetit të Bernës, në ndërtesën qendrore, Kuppelraum, Hochschulstrasse 4, nga ora 11.00 deri në orën 13.00.
Për regjistrim dhe informata plotësuese mund të paraqiteni në info@albinfo.ch ose në telefonin 021 349 40 28
albinfo.ch
Leave a Reply