
Nga ELVIS NABOLLI
Lul Qarri nga komuna e Bushatit është ekzekutuar me 8 plumba në momentin që ka qenë duke hipur në automjetin e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30 pranë komunës së Bushatit, në momentin që 40-vjeçari ka qenë duke u futur brenda makinës, kur një person i ka ardhur nga prapa dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Pasi është goditur me 4 plumba, Qarri e ka shtyrë autorin e krimit me derën e automjetit dhe ka tentuar të largohet por autori ka qëlluar përsëri në drejtim të tij edhe 4 herë të tjera. Si pasojë e plumbave të marrë në trup, 40-vjeçari Qarri ka rënë në kanalin pranë rrugës dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Dëshmitarët në vendngjarje kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë. Sipas uniformave blu, 40-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt dhe kjo ka bërë që Qarri të humbte jetën menjëherë. Një nga pistat kryesore te hetimit nga forcat grupi hetimor është motivi i gjakmarrjes. Ndërsa blutë janë duke mbledhur të gjitha dëshmitë e personave që në ato momente kanë qënë pranë aksit kryesor te komunës së Bushatit ku ndodhi dhe krimi i rëndë. Nga hetimet paraprake është zbuluar se viktima në vitin 2001 është dënuar me 13 vjet burg për vrasje me dashje.Gjatë ditëve të fundit qarku i Shkodrës është tronditur nga disa vrasje të cilat kanë pasur si shkak fenomenin e gjakmarrjes.
PROTESTA KUNDËR GJAKMARRJES
Një ditë më përpara Lëvizja për “Mendim të Lirë” apeloi për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të vrasjes për gjakmarrje. “Në emër të Maries, ndal gjakmarrjen” ishte motoja e marshimit në pedonalen e qytetit të Shkodrës, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë në një protestë kundër këtij fenomeni, duke marrë shkas nga vrasja në Dukagjin e 17-vjeçares Marie Qukaj, për shkak të gjakmarrjes. Por pavarësisht sensibilizimit të opinionit publik dhe shoqatave joqeveritare, fenomeni i gjakmarrjes po godet fuqishëm në metropolin verior, dhe strukturat e shtetit shqiptar janë totalisht të pafuqishme përballë ligjit të maleve, i cili tashmë është shndërruar në “kushtetutën” e banorëve të qarkut Shkodër
.(en/im/shqiptarja.com)
Vrasje me snajper për gjakmarrje

Foto nga vendi i ngjarjes
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri snajper mëngjesin e të mërkurës në fshatin Vukatan të Shkodrës, ndërsa dyshohet se krimi është kryer për motive gjakmarrje.
Viktima shtetasi Kol Drini 55 vjeç ka qene duke punuar token se bashku me bashkeshorten, kur prane tyre eshte afruar nje automjet me ngjyre te zeze dhe ka qelluar me dy plumba ne drejtim te viktimes.
Sipas policise dyshohet se autoret kane qelluar me arme zjarri snajper silenciator. Si pasoje e plagve te marra 55-vjeçari Kole Drini ka gjetur vdekjen menjehere.
Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes
dhe identifikimin e autoreve ku jane shoqeruar ne polici 8 persona qe dyshohet se kane lidhje apo djeni me ngjarjen e ndodhur. Nga hetimet e para policia dyshon se krimi eshte kryer per motive gjakmarrje pasi 17 vite me pare vellai i viktimes qe sot ndodhet emigrant ne SHBA ka vrare nje bashkefshatarin e tij per motive te dobeta.
/ Top Channel


Leave a Reply