Justin Bieber është kthyer në qendër të vëmendjes më shumë, tani që ka hequr dorë nga të kënduarit. Skandalet nuk kanë të mbaruar për të.
Këtë herë ai ishte në fokus për qëndrimet e tij raciste. Gazeta “The Sun” shkruan se fundjavën e shkuar ai u shfaq në një video ku përdorte fjalor të pahijshëm kundrejt njerëzve me ngjyre, e tashmë vjen një tjetër video, ku këngëtari bën tjera shaka raciste. Sipas “The Sun”, në video ai tallet duke shprehur dëshirën për të vrarë njerëzit me ngjyrë teksa thotë se dëshiron të bëhet pjesë e organizatës Ku Klux Klan, grupin i njohur ekstremist në Amerikë, avokat i kauzave si supremacia e të bardhëve etj. Pamjet filmike ende nuk janë bërë publike, megjithatë, pritet që reagimi i opinionin publik ta kryqëzojë sërish këngëtarin kanadez.
Living.al
Leave a Reply