Franca ka filluar një eksperiment gjashtë-mujor dhe do paguajë ata që shkojnë në punë me biçikletë, duke iu bashkuar qeverive të tjera Europiane që po përpiqen të nxisin përdorimin e biçikletës për të forcuar shëndetin e njeriut, për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe për të ulur konsumin e karburantit. Shtete të tjera si Holanda, Danimarka, Gjermania, Belgjika dhe Britania kanë skema të çiklizmit për punë me përfitime si ulje taksash, pagesa për kilometra dhe mbështetje financiare për blerjen e biçikletave. Në Francë, rreth 20 kompani me 10 mijë punonjës së bashku, kanë firmosur se do ta paguajnë stafin e tyre 25 cent për çdo kilometër që bëjnë me biçikletë për të shkuar në punë.
gazeta-Shqip



Leave a Reply