AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
(ÇOHI, TË DEKUN !)
Vëndimet e padrejta t’Evropës kundër tokave të Shqypnisë mbushin me mëni dhe egërsojnë zemrën e Poetit. Në furi të këtij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plogështinë e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue iu drejtue sidomos disa drejtuesve ma në shenj.
Kjo kangë shquhet përveç tjerash për sulm e fuqi dhe zbulon nji ndër vetitë qi ka Zana e Poetit.
1. Shqyptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndyt,
Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,
( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt
E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)
E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit
Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.
2. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Evropa,
Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,
Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa
E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:
Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni
E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.
3. E mbas sotit Shqyptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;
E gjaksvet t’ vet do t’ bajn kta t’u ngjatët jeta?
Hajnat lapera zotëni do t’ thrrasin,
E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;
Me armë shqyptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,
Sogje Shqyptari shkjaut do t’ rrijë sod m’ kamë.
4. Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?
A ka si i bahet kuj ma teper dhún?…
Ehu! Shka do t’ bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:
Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanun:
Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:
Qi sheklli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –
-27-
5. Shka bajn Shqyptarët? Hán’ fiq e kastraveca:
E pijn mastikë, e qesin petlla n’ ujë;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej
Palè a kanë ksulen qyp a se kapelë,
A e ka uficiali kalin at’ a pélë.
6. E armët e t’ Parvet shkojn kta tue kerkue,
Ndo ‘i karajfile t’ gjatë, a ndo ‘i tagan: –
Por, jo, – mos drueni! – jo per me luftue
Me malazez të shkyem a me serbjan:
Por per me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh
Tue rrêjtë me to ndonji hingliz balosh.
7. Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes…
Njata, po thom, qi ndo‘i mirás e presin,
E druen se êmta a gjyshi vrik s’ u des:
Pse per Shqypni, qi krajlat po ua shesin,
S’ çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un sot
Per shkarpa t’ vjetra, qi kam shkye kahmot.
8. Ahi! Turp e marre! Burra, lé e rritun
Me armë mizore n’ dorë, e qi fatosa
T’ Parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’ topitun
Si t’ dekunt n’ vorre, sod qi i mbrrika sosa
Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,
E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t’ Parvet!
9. Ktu, ktu Shqyptarë!… A ndiet?… Ku u kam… Ku jéni?…
Mo’ lêni, burra!… M’ armë!… Mbaroi Kosova!…
Janina humbi!…e ndoshta, Tepeleni…
Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!…
Vendet ma t’ mirat né na i mori shkjau,
E, shk’ asht ma zi, né vlla me vlla na dau!
10. Ah! M’ kambë, brè burra! Shka jini mshehun
Nder furka t’ gravet, si do rrole t’ kqija?…
Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;
Asht turp, per Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnija.
Mo’ lêni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!
A gjallë me ndérë, a dekun grue e trim!
M’ qiellë xhixhillojshin si flaka e nji kandili,
Qi m’ tryezë skamnore vjen t’u shue n’ vedvedi,
Kè voj nuk ka m’u ushqye, e n’ terr n’ gjysë t’ bukës,
25. T’ vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,
Qi prej sysh i kjason mbi koje t’ mykuna
Ma as bulku i votres s’ mund t’ ia shohë…Mbarsë ajri
Me miamza morijet, mbi gja t’ gjalla
E m’ njerz randote porsi plumb, e t’ liga
30. T’ pranshme e t’ vshtira perftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari
Per nen kosë t’ bulkut. S’ t’ shihte syni tjeter,
Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka
Ushqim ajo ma s’ epte, e m’ shekull ûja
35. Bante kerdi. Jo n’ popuj ma, jo n’ fise
Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarë, qi atje kah vjeshta
T’ dam çetet t’ shokvet, duken tue flutrue
Aty – ktu n’per pullaze, mjesa dimni
40. Jeten mos t’ ua shkurtojë. – Me gjithkta mnija
E zemra e keqe prap sundonte m’ shekull;
E mberthye m’ shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin nder lufta e nder degame,
Si kjen coptue gjithmonë, q’ prej se pik s’ parit
45. Zemren e nierit kuprracija e flligji.
Kur qé, si atë ditë (sado qi zhargas) dielli
U kap mje m’ cak, pergjysë ku dahet dita
E buka n’ arë prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshem nalt prej fronit t’ qiellvet,
50. Neveritun mbi t’ fyeme t’ randa t’ shekullit,
Porsi dy t’ rrebta e t’ zjarrta rrfé mizore
Ngerthen Ai vetllat m’ rruzullim t’ shemtuem,
Edhe vrânët e kundron. Per nën shkreptima
T’ asaj mëni s’ hyjnueshme; qi prej syve
55. Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u mpin, e ngelën n’ vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,
Pingul të cillen rrezja e syut t’ hyjnueshem
Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
60. Ma s’ permbrendshme bulroi me ‘i gjâmë t’ trishtueshme
E u trand shì‘mje m’ themel. N’ atë gjamë ushtuene
Gollet e rruzullimit; Himalaja,
Si gur gelqerjet n’ ujë, krejt u turshi;
-72-
E u shêmb Italja, kthelltë e cilla n’ gjire
65. T’ tallazevet t’ perpishme t’ detit humbi;
N’ det edh’ Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N’ Bosfor. Pellas ma n’ shekull s’ mbet, flligshtija
Ku t’ mujte ajo me u picaktue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit.
70. Veç po, syni i t’ Amshuemit m’ atë gjamë t’ botës
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t’ randa m’ rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’ mnershem,
I shkrepshin shkndijat si n’per grykë t’ Vulkanit;
75. Aq, sa, friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehen valle e shuejten lyra t’ ambla,
E vetë banorët e qiellvet neper lugje
E n’per lulishta gjith herë t’ njoma u strukën,
E qiella u hesht.
Po, m’ krena t’ Kerubijvet
80. Rregji i madhnis felgruese ndêjë pështetun
E ftyret vrâ, si nji thellim i kobshem:
Mbasi atë cak sheklli kapercei me t’ fyeme,
T’ cillin Mishrira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n’ Dije t’ vet i Lumi
85. Dau me rroposë rruzullimin: Ai kah dielli
U prir e n’ rribë t’ tufanit t’ mnis s’ hyjnueshme
Prej fronit t’ vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinë atëhera
Mbi rruzullim u shtri; e njerzt mbi shekull
90. N’ per terr ravgojshin, porsi mijt nder vorre,
Kah mnis shemtuese s’ Perendis t’ idhnuem
Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!
Njatë dorë t’ Pushtetshme mbasandej, me t’ cillen
Persa e sa qinda kavaljetesh mbajti
95. Peshen e rruzullit, Perendija e struku
E natyren e lshoi pa zot. Trishtueshem
Krisen thithat e shekllit, e rrmores
S’ humneres s’ rrmbyeshme t’ t’ kthellët avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
100. E u shêm, termegshem tue rrapllue n’ per kaos.
-73-
Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropâme
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t’ njani tjetrit
U shkaperderdhshin me duhi thellimit,
105. Tue bumbullue n’per shekull. Hyjt e qiellit
Ata edhe, dalun jashta rrethit t’ hershem,
Me zhumhur t’ tmershem n’ pakthellim u rrposshin
Ka’ u ndeshin, ka’ u perpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah neper kaos u derdhshin.
110. N’per tym, mandej, n’per pluhen e rê t’ murrta,
Qi shekllin kand e kand kishin mberthye,
Shkrepte pa da rruféja, porsi shkrepin
Shkndijat n’per tym t’ dullijavet. Prej duhmet
E prej termetit, tue bulritë frigueshem,
115. Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M’ ujë, shkundullitej n’ rrymë t’ atij thellimi.
Kur qé, ‘i kometë n’ mes t’ kataklizmit t’ mnershem,
Shkepun prej s’ eprit, kulihum n’ teposhte
Me zhaurrimë t’ perfrigueshme goromiset
120. E m’ Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m’atë t’ ndeshun; ujët e detit
Jashtë lugut t’ hershem del, e dynden sklafat
E kernalles n’ perpjetë si bjeshkë, si male,
Të cillt mandejna, me furi perpise
125. Shkul kah Evropa e n’ Amerikë dikohen
E shkaperderdhen permbi Afrikë t’ zharitne:
Merr dhén boena. Felgrueshem tue gurgullue
Tallazi male kapercen e kodra,
E m’ rrymë t’ gjirevet t’ veta rrmben qytete,
130. Mbretni perpin, e shkim gja t’ gjallë e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t’ gjith ujët e Oqeanit s’ mujt me i shlye
Njollet e gjakut t’ njerit, t’ cillat vrritshin
Enè kah qiella e gjyq prej s’ Drejtës s’ hyjnueshme
135. Lypshin me zâ t’ mjeruem. Prandej i Amshuemi,
_____________________________________________________________
-74-
Syni i t’ cillit nuk mund t’ shohë pegame
E gja s’i rrshet Atij per pa u ndeshkue,
Premtoi qi flakë m’ atë hyll nji zjarm t’u kallte
– M’ atë hyll, qi token nen peshë t’ vet e ndrydhte –
140. E mbarë dhén t’ a perlate e t’ a shkrumote.
E qé, xèn hylli rrebtë m’u shkundullitun,
Xèn rrebtë m’u trandë, e, tue shperthye me krisme
Nji dét zjarmit flakron mbi tokë t’ shemtueme.
Por edhe zhari, n’ gji qi ngrohte bota,
145. Nen t’ rrebten frymë t’ s’ hyjnueshmes mni s’ t’ Amshuemit
Ndezet ai flakë e me ‘i furi trishtuese
Shperthen n’per zgorka t’ dheut nen valë t’ Oqeanit.
Ujët e zjarmi m’ atëbotë u kaperthyene
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
150. E u perlan. Uluronte deti e dyndte
Mjè m’ rê tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngerthehej
E me vapa të veta e frushkullote.
N’ zhaurrimë t’ mnertë t’ asaj lufte titanike
155. Kobshem gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltë e Empirit.
N’ e mbramët m’ u lodhë xu deti, e, para zjarmit
N’ avull t’ u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,
Lshue pa zangall, iu vesh terthores s’ shekullit,
160. Edhe krejt e zhariti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, qi dikur m’ shekull
Krenin e mbajti m’ kambë; e kur s’ pat tjeter
Shka me shkrumue, n’ hi t’ vet u shkim prej vedit,
165. E toka mbet veç hi e kthniell: si votra
N’ nji shpi të dalun faret, mbasi zjarmi
T’ i shuhet e me ferra dera t’ i mbyllet.
E kshtu u rropos sheklli e sosi puna e nierit.



Leave a Reply