Dashi
Keni tendecen te tregoheni shume agresive sot. Per fatin tuaj te mire dhe te atyre qe te rrine prane, shume shpejt do te ndryshoni sjellje.
Demi
Mos humbni kohe me shpjegime sot. Nese doni te arrini rezultate te mira duhet te jeni me praktike ne punen tuaj. Zgjidhini fjalet qe do te thoni.
Binjaket
Nje person mund te kete nevoje per ndihmen tuaj per te zgjidhur disa probleme lidhur me punen. Nese i viheni seriozisht punes, mund t`i ofroni shume.
Gaforrja
Dhe pse ne pergjithesi evitoni te veproni me ane te forces, sot do te gjendeni perballe nje situate qe do t`ju nervozoje shume.
Luani
Nje keqkuptim i momentit mund t`ju hape telashe te medha. Ju do ta vini re kete gje vetem kur te jete shume vone per te vepruar dhe per te riparuar demin.
Virgjeresha
Keni deshire te provoni gjera te reja sot. Megjithate beni mire t`i permbaheni ritmeve tuaja te zakonshme dhe te mos abuzoni me ate qe keni.
Peshorja
Mund te respektoni te tjeret pa e ndiere veten aspak inferiore. Do te shikoni qe do te vleresoheni me shume ne syte e personave qe kane me te vertete rendesi per ju.
Akrepi
Shume persona do te ndihen te kercenuar nga menyra juaj e shkelqyer e komunikimit me te tjeret. Zilia e kolegeve nuk mund t`ju beje te ndryshoni sjelljen tuaj.
Shigjetari
Preferoni te shikoni vetem anen e bukur te medaljes. Por do tju ndodhe qe sot te viheni ne situata te cilat nuk ju ofrojne asgje te kendshme.
Bricjapi
Nuk duhet te lendoni nje person qe po perpiqet te fitoje zemren tuaj. Mund t`i thoni me takt ato qe mendoni duke mos prishur miqesine me te.
Ujori
Jeni duke vendosur per dicka me shume vlere per ju. Sapo te keni marre vendimin e duhur, nuk do te kete njeri qe mund t`ju ndryshoje mendje.
Peshqit
Pa nje pushim te gjate do ta keni te pamundur te rimerrni forcat per te vazhduar projektet qe keni nisur. Gjithashtu te relaksoheni do t`ju ndihmoje ne gjendjen tuaj shpirterore.


Leave a Reply