Dite me pare pata rastin te njihem personalisht me nje shqiptar, qe vinte nga Shqiperia dhe punonte e jetonte ne Danimarke. E ky ishte Ariani Feleqi ,nga qytet i Fierit. Nje djale trup shkurter, por me nje shpirt luftarak ne fushen e sportit,por edhe ne jete. Tek e shikoje te jipte pershtypjen e nje njeriu teper burreror dhe te forte dhe shikimi i tij si nje shikim shiqponje, te jepte te kuptoje ato karakteristika te shqiptarve tane ne kohra. Per te me kish folur edhe kryetari i shoqates ,z. Arben dhe shprehte fjalet me te mira per te dhe per punen e tij. Eshte njeri teper punetor dhe kerkues ndaj vetes – me kish thene Arbeni. Dhe me te vertete ashtu ishte ,ai jo vetem qe ishte teper kerkues ndaj vetes ,por dhe ndaj shokeve e kolegve te tij. Aty ku ishte ai ,duhej qe cdo gje te shkonte mire dhe shpirti i tij luftarak dhe teper patriotik i jepte aq shume energji,sa te dukej sikur e hante fushen e sportit. Ai e pushtonte ate dhe njekohsisht ndiqte me teper vemendje levizjet e shokeve te tij dhe i keshillonte ne cdo moment qe ndeshja te shkonte mire dhe te dilnin fitmtare. Aty ku ishte Ariani,me cdo kusht duhej te kishte fitore.


* * *
E fillova keshtu portetin per Arianin sepse aty e njoha mire,ne fushen e sportit,por Ariani ka jeten e tij ,si cdo emigrant tjeter,qe po te hidhje ne leter ato histori ,do te perbenin romane triller dhe aq rreqethes,sa nuk do te shkuleshin nga kujtesa e lexuesve per shume kohe,per ato histori tragjike ne jeten e cdo emigranti. Lere pastaj sikur te hidheshin ne celuloidin e nje filmave, do te perlotnin cdo njeri te madh e te vogel. E po te hidheshin ne pentagrame kengesh ,te qarat do merrnin kontinentet. Po te rrefeshin ne sallat luksoze te parlamenteve ,politikanet do te mendonin me shume per emigrantet dhe do miratonin ligje me shume humane per popullin e tyre.

Keshtu edhe Ariani ka historite e tija ,kur e ngaxmon qe te flase per te kaluaren ,ndalet e merr fryme thelle dhe te thote . – Jo, jo nuk ja vlen te flasesh per ate kohe te shkuar,desh Zoti e erdhem ne nje vend demokratik dhe tani jam stabilizuar dhe bej nje jete te mire ketu ne Danimarke. E sa per ate kohe me shkaketon shume dhimbje ,po po shume dhimbje…
Por deshira jone kembengulse eshte qe te dime me shume per jeten e ketij mergimtari. Dhe me shume kujdes i lutemi te na tregoj ndonje gje. Qe ne rinine e tij ish larguar nga vendi i tij i lindjes,nga kushtet e renda ekonomike qe kishin pllakosur Shqiperine e paskomuniste. Dhe ashtu me nje grup shokesh, ai kish marre malet ne drejtim te Greqise. Edhe pse kish degjuar shume e shume histori emigrantesh,per keqtrajtimet qe u ishin bere,ai e kish ndare mendjen ,qe duhej me cdo kusht ta provonte njehere,sepse njehere njeriu lind dhe nje here vdes. Ndaj ne nje te gdhire ai kish marre pak rroba ne torbe e pak buke dhe se bashku me shoket e tij,kish marre rrugen drejt asaj te panjohure ,qe nuk i dihej nese do ta shihte me token e tij te lindjes,por me besimin se do te provonte shancin e tij te fundit ,ai u nis dhe sic tregon edhe ai vete: – Une isha teper optimist se do te gjeja nje pune e strehe,sepse kishim dhe disa bashkeqytetar e njerez te mij qe punonin ne Greqi si refugjate dhe sadopak edhe ata do na jepnin nje dore.
Por rruga ish e gjate dhe nata erdhi ndoshta shume shpejt,por ata ecnin dhe pushonin. Lodhja i kish kapluar dhe ashtu te mbeshtjelle me pak plasmas ata duhej te flinin ne mes te atyr maleve te Gramozit,se sa te fillonte pak drita duhej te ecnin perseri. E keshtu ata i shpetuan policise dhe u vendosen ne nje fshat,ku flinin disa persona bashke ne nje tende te ngritur me plasmas. Gjate dites benin pune nga me te ndryshmet .E keshtu ecen kohet dhe mesuan edhe gjuhen dhe kerkonin pune gjithandej. Me pas ai vendose ne Arte .
Deshira dhe pasioni i tij per sportin e bukur te futbollit e detyruan qe te kerkonte mundesi per tu rregjistruar ne shkollen e futbollit .Dhe qe ne ditet e para kolegetdhe mesuesit e4 tij pane tek Ariani ate mjeshterine e te luajturit te futbollit e keshtu aishume shpejt luan me ekipin e “Filotheit” ne Greqi ,duke treguar profesionalizen te larte ne fushen e sportit. Por nuk ishte i kenaqur me sjelljen e grekeve ndaj shqiptarve dhe ai vendose nje dite ,qe te largohet larg nga aty dhe ne vitin 2008, do te zhvendoset per te jetuar ne Danimarke.
* * *
Por nje dite tregon Ariani: – Deshira ime ishte te shkoja ne nje vend tjeter,sepse aty ishte jete teper e veshtire dhe pagesa ishte shume e vogel.
Ndaj me ane te disa miqve te mij gjeta mundesine qe te vija ne Danimarke dhe ja arrita qellimit. E tani Ariani eshte teper i kenaqur . Ne fillim u vendos ne nje firme daneze dhe me pas nderroi dhe shkoi ne nje firme tjeter,qe sot ai eshte teper i lumtur dhe i gezuar me familjen e tij,po keshtu ndihmon nga pak edhe familjen ne Shqiperi. Ai pushimet i ben cdo vit ne vendelindjen e tij dhe ndjen nje kenaqesi brenda vetes ,sepse ai mund dhe ajo inisiative e marre ne rini,nuk i shkoi kot,sikur shume e shume emigranteve te tjere,por ai ja arriti qellimit. Deshira e tij per te qene nje lojtar i mire dhe per ta ushtruar mire sportin e futbollit ,ju realizuar me shume sukses dhe ai sot renditet nder shqiptaret me te mire ne fushen e sportit dhe nje profesionalist i vertete ,qe jep shume edhe shprese per te pasur rezultate edh me te larta . Me krijimin e Shoqates “Alba – Dansk” ne 2009 ,ai do te renditen ne radhet e saj.

Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”,duke pare punen, aktivitetin dhe seriozitetin e ketij sportisti te mire e ketij njeriu te talentuar,qe eshte teper entusiat,teper luftetar ne fushe ,por mbi te gjitha eshte nje njeri teper korrekt dhe nje person qe respektohet nga te gjithe koleget e shoket e tij, kryesia vendosi qe Ariani te jete dhe Kapiteni i ekipit te futbollit ,te Shoqates “Alba – Dansk, detyre kjo qe nga Ariani u prit me kenaqesi .Ne fillimin e muajit Shator ,puna e tij dha shume rezultat ,ku ne te gjitha ndeshjet qe zhvilloi ekipi i futbollit i Shoqates “Alba – Dansk” ai dhe koleget e tij fituan dhe u shquan per nje loje te mire. Ne kete miniolimpiade, qe u zhvilluar nga Komuna e Kopenhages ,ekipi i Shoqates “Alba – Dansk”,qe drejtohej nga Kapiteni Arian Feleqi ,zuri vendin e katert ne renditjen perfundimtare.Ne keto ndeshje ekipi u paraqit me veshjet e ekipit tone kombetar,ku per kete duhet falenderuar edhe shkodrani me emrin TITI,qe ishte sponsori i veshjeve te ekipit te Shoqates “Alba – Dansk”.
* * *
Ne perfundim te ketij portreti per Kapitenin e ekipit te futbollit te Shoqates “Alba – Dansk ” Arian Feleqi i urojme te kete jete e shendet dhe sa me shume rezutate dhe arritje ne jeten e tij private,por edhe ne fushen e sportit ,qe ai e ka me shume pasion.
E zgjodhem kete rast per ti bere portretin,sepse Ariani eshte nje nder perfaqesuesit e mire te emigracionit,jo se nuk kane vuajtur te tjeret ,sa Ariani,por ai eshte perfaqesuesi me i mire i atyre qe lane vendin,jo se nuk e deshen ate,por per nje jete me te mire. Ndaj Ariani mbetet nje shembull i mire dhe kuptimplote per te gjithe ata qe duan te punojne dhe te ndertojne te ardhmen e tyre edhe pse jetojne ne nje shtet te huaj,por me mendje e me zemer jane atje ku bukes i thuhet buke e ujit uje. E Ariani eshte njeri nder keta.
Luigj Shkodrani
Danimarke
Per”Alba -Dask” Shkodrani


Leave a Reply