Dashi
Është më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat që nuk japin ndonjë rezultat. Hëna ju stimulon rritje të ambicies
Demi
Probleme të mëdha e të vogla në aktivitetin tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, Afërdita jua bën interesant sektorin e dashurisë.
Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se Marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël.
Gaforrja
Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ju duhet të kundërveproni.
Luani
Parashikohet një ditë plot intensitet, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, një seri kontaktesh e takimesh, mund të sjellin pështjellim.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të vogla
Peshorja
Me mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë.
Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni situatën në të cilën ndodheni.
Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale.
Bricjapi
“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre.
Ujori
Pritet një ditë pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër.
Peshqit
Sot mund të keni njëmijë shanse për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, sepse Marsi nuk ju jep kohë.
Per”Alba -Dask” Shkodrani


Leave a Reply