Njerëzit gjithmonë janë tunduar nga lartësitë dhe hapësirat e pafundme dhe inteligjenca e tyre vazhdimisht i ka synuar ndaj i ka dhënë krahë dëshirave e fantazisë për t’i sunduar ato. Është ecur shumë, që nga balonat, aeroplanët e deri tek satelitët e anijet kozmike. Sot janë “të hapura e shtruar” shumë rrugë drejt tyre. Njeriu ka preferuar edhe të qëndrojë e të sodisë mjedisin për rreth nga lartësi të mëdha, siç janë kullat.
Çfarë janë Kullat?
Kullat janë struktura hekuri, hekur-beton, guri etj, me lartësi nga disa dhjetëra në disa qindra metro.
Piramidat madhështore të Egjiptit, që ishin varre për mbretërit, kanë qenë ndërtesat më të larta për 3500 vjet, deri në ndërtimet e mrekullueshme të katedraleve evropiane.
Kulla Eifel
Është strukturë prej hekuri të derdhur. U projektua nga inxhinieri i Francës Alexandre Gustave Eifel (1832-1923) dhe e ngritur në Paris në vitin 1889 për ekspozitën e shekullit. Edhe sot njihet si vepër monumentale. Me 300 m lartësi ajo ka qenë për shumë vjet struktura më e lartë e bërë nga njeriu.
Koha e re e ndërtimeve të larta u paralajmërua me përfundimin e ndërtimit të kësaj kulle. Ndërtimi i “Kullës Eifel” ka çuar përpara një biznes të madh, ndryshe nga ndërtimet e mëparshme simotra që ishin ndërtime fetare. Kjo i ka dhënë një shtysë ndërtimeve të tjera, gjithmonë e më të larta. Është realizimi më madhështor i ndërtimeve, duke paraqitur veçori bashkëkohore në çdo kohë.
Kulla CN – Kulla Kombëtare Kanadeze
Kulla CN në Toronto, në Kanada, është një kullë me përmasa vigane. Struktura e saj është e tipit shigjetë. Është më e larta në botë dhe është ndërtuar gjatë viteve 1973-1976. Lartësia e saj në majën e shtyllës prej çeliku për antena është 553.33 m. Ndryshe nga ndërtimet e tjera, që përveç anës madhështore të strukturës, kanë dhe anën funksionale, kjo kullë nuk ka hapësira për banim apo për zyra të ndryshme. Pavarësisht se për nga përmasat ajo është më e larta, kjo kullë nuk konsiderohet ndërtesa më e lartë. Arsyeja dihet, pasi është jo funksionale, është thjesht një kullë ose një shigjetë.
Kulla e Londrës
Fortesë pranë lumit Tamiz, në lindje të Sitit të Londrës. Pjesa më e vjetër, Kulla e Bardhë, u fillua më 1078. Më vonë është përdorur si burg i shtetit dhe tani është depo armaturash kalorësish dhe armësh, si dhe objektesh të tjera me interes publik, përfshi xhevahiret e Kurorës.
Në SHBA
Gjatë viteve të para të shekullit të XX në SHBA ka mbizotëruar gara e ndërtimeve më të larta në botë. Nwe York është akoma “shtëpia” më e famshme e qiellgërvishtësve. Ndërtesat më të larta të Nwe York kanë qenë Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërtuar më, 1973, por që u shkatërruan nga një sulm terrorist më 11 shtator 2001. Kulla e veriut ishte 417 m e lartë.
Qendra Botërore Tregtare e mbajti për një kohë të shkurtër titullin si “Ndërtesat më të larta në US”, pasi në vitin 1974 u ndërtua në Çikago “Kulla Sears”, 527 m e lartë. Lartësia e kupolës 442 m e lartë. Këtë rekord ajo e mbajti për 20 vjet.
Në Azi
Që nga viti 1990 gara e ndërtimeve të larta, ka kaluar që nga SHBA në Azi. Në vitin 1996 në Kuala Lumpur, Malajzi, u ndërtua Kulla Petronas, tip i ndërtimit shigjetë. Lartësia e saj është 452 m e lartë, ndërsa lartësia e kupolës është 378,6 m e lartë.
Gara kaloi në Tajvan, në vitin 2004. Edhe kjo është një kullë e tipit shigjetë. Lartësia e “Kullës Taipei” është 508 m, kurse lartësia e kupolës është 448 m.
Rekordi i “Kullës Taipei” nuk do të qëndrojë për shumë kohë, pasi është propozuar një ndërtim i ri. Këtë herë në Burj Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mendohet se do të jetë kulla më e lartë e ndërtuar ndonjëherë, si dhe pamja e saj do të ndryshojë disa herë. Akoma nuk është bërë e ditur lartësia e saj.
E ardhmja e ndërtesave vigane
Qiellgërvishtësit do të vazhdojnë garën e tyre për shumë kohë. Kompanitë arkitekturore janë duke hartuar tipa të reja ndërtimesh, që kanë për të çuditur njerëzit, si për nga lartësia, pasi mendohet se do të kenë dyfishin e lartësisë që ka kulla që mban këtë rekord, ashtu edhe për nga funksionet.
Ndoshta kurioziteti, se cila do jetë ndërtesa më e lartë në botë, ka për t’u shuar në vitin 2055, kur kjo ndërtesë do të celebrohet si e tillë në 100 vjetorin e Rekordeve Botërore “Gines”.



Leave a Reply