
Ergin Brahimi është shqiptari i parë, si njëri ndër baritenoret e rrallë në botë. Ai ndonëse ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ai tani jeton dhe vepron në Amerikë. Ergini në një bisedë të shkurtër për ‘Bota sot’ tregon rreth sukseseve të tij dhe planeve të tij për të ardhmen.
Ai thotë se derisa performon për dy javë rresht në Beach Lake (Pennsylvania), ai shumë shpejtë do të kthehet në Mitrovicë e Prishtinë, për të edukuar gjenerata të reja në mënyrën se si performon atje në Amerikë.
“Kam ardhur për një periudhë dy javore, për të ndjekur një kamp veror mbi vokalin dhe performimin, realizuar në Beach Lake (Pennsylvania), organizuar nga Instituti “Voce Doro INC” në krye me Soprano Dorothy Stone (se cilës i jam falënderues përjetësisht), dhe duke parë kushtet, mundësitë’ dhe teknikën e të kënduarit që ta mëson shkolla amerikane e këndimit, bazuar në këndimin natyral, vendosa të qëndroj për tu avancuar furishëm profesionalisht (pastaj në një të ardhme të afërt të kthehem në Mitrovicën, e Prishtinën time për ta dhënë kontributin tim duke edukuar gjenerata të reja në frymën amerikane të performimit, nën frymën botës së magjishme të realizimeve skenike)”, tregon Ergini.
Ai thotë se pas përfundimit të kampit në Beach Lake (Pennsylvania) dhe një koncerti të dhënë atje , i jam drejtuar Neë York-ut, takohem me profesor maestro Gary Norden, me të cilin punoj sot e asaj dite në fushën e vokalit dhe repertorit, pas një periudhe 3 mujore punë në avancimin tim vokal, unë tashmë këndoj në dy regjistra, në regjistrin e baritonit dhe në atë të tenorit, dhe së këndejmi jam nga baritenoret e rrallë në botë, si i tillë mundësitë për të fituar në audicione janë shumë më të mëdha, sepse unë për një shfaqje operistike, apo musical, konkurroj në dy role, dhe tani më u bë rutinë ta fitoj njërin prej tyre! Në dhjetor të vitit 2013 kam interpretuar në katedralen e njohur botërisht River Side Church, si i ftuar nga Neë York Conservatory së bashku me të fejuarën time Lule Ballata (flautiste) me atë rast te dy kemi prezantuar Kosovën.
“Me pas punësohem në Neë York City Master Chorale si solist (me të cilët kam koncertuar më 25 prill në kishën Trinity Catholic Church në Manhattan, dhe në korin e famshëm The Cecilia Chorus of Neë York i cili ekziston që 100 vite dhe të gjitha aktivitetet e veta i ushtron në sallën prestigjioze “Carnegie Hall” punoj si solist dhe nga vjeshta e këtij viti gjer në prill të vitit 2015 do koncertoj me këtë Kor’ i cili funksionon me orkestër a4 në krye me dirigjentin e njohur maestro Mark Shapiro dhe siç e thashë më lart të gjitha koncertet e veta i realizon në sallën e njohur “Carnegie Hall”. Jam këngëtari i vetëm kosovar që këndon në dy drejtime, Opera dhe Musical, me 21 Maj të këtij viti në bashkëpunim me departamentin e NYCM Chorale – Musical/Cabaret, do jem i pari këngëtar kosovar që arrin të shkel në skenat Cabaret të Neë York”, thotë më tutje Ergini.
Ergini ka një agjendë të ngjeshur edhe për këtë sezonë. Ai thotë se shumë shpejtë do të ketë koncert në kishën shqiptare ‘Fan Noli’ në Boston.
“Për sezonën 2014/2015 do interpretoj 2 Opera, Le Villi nga G. Puccini në rolin e Guglielmo, dhe Bastien und Bastienne të Ë.A Mozart në rolin e Colas, në bashkëpunim me Garden State Opera Neë Jersey. Ndodhem vazhdimisht me Koncerte si i ftuar kryesisht në Neë Jersey dhe Neë York (them se shumë shpejtë do ta kem një koncert në kishën shqiptare Fan Noli në Boston). Në koncertet e mia përfshij dhe vepra krijuar nga kompozitorë shqiptarë, në këtë formë prezantoj kombin, (pavarësisht mos emërtimit nga askush, unë tashmë jam ambasador i kulturës në Amerikë)”, rrëfen Ergini.
Dëshira e madhe e Erginit është që të bëjë krenar tërë popullin shqiptarë, ku edhe shpreson se në fund të vitit të realizoj një Koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Shpresoj që shumë shpejt ta hap atë portën e madhe që mban emrin Broadëay, dhe ta bëj krenar; një komb të tërë. Kurse rreth fundit të vitit shpresoj në bashkëpunim me një kastë këngëtaresh instrumentistesh nga Amerika dhe Kosova ta realizoj një Koncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, tregon ai.
Më poshtë mund të gjeni një biografi të shkurtër të Erginit.
Ergini, i lindur në Mitrovicë/Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve / Prishtinë, drejtimi vocal/opera, në klasën e mezzosoprano.
Në Paris (viti 2009) ka punuar me regjisorë të njohur në fushën e musical si: Serge -Tapierman, Sylvain Meyniac dhe me Pedagogun e njohur të këndimit Georges Wanis. Në vitin 2010 udhëton për në Malmö të Suedisë, atje ka fatin të studioj me Britta Johansson (pedagoge këndimi në Musikhögskola in Malmö), kurse në shkurt të vitit 2010 pranohet në “Konzervatoriumin e Vjenës” drejtimi musical ne klasën e Soprano, Annette Fischer. Punon në “Filharmonia – Opera e Kosovës” që nga viti 2003 si solist. është paraqitur disa her në festivalet që organizohën në Kosovë si; DAM Festival, Re-Musica, Chopin Piano Fest. Ka bashkëpunuar me të njohurin Frano Lufi / bariton (Albania/Itali) për Operan “Ali Pascha Von Janina” (të; Albert Lortzing) realizuar nga Filharmonia – Opera e Kosovës në formë koncertale. Me 2003 ka interpretuar në rolin e Niku në premierën skenike të Operas “Dasma Arbëreshe” (të: Rauf Dhomi), vën në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Me 2004 ka interpretuar rolin e Remendado në Operan “Carmen” (të: George Bizet), realizuar nga Filharmonia – Opera e Kosovës. Ka kënduar mesha, cantata, oratoriume, muzike post-moderne dhe minimaliste. Pjesëmarrës në Summer Academy Prishtina 2013 në krye me Caroline Isabel Merz pedagoge këndimi (Germany). Gjatë vitit 2013 është paraqitur në disa koncerte organizuar nga “Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës” si: (100 vjet shtet, 5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës), si dhe për “Ditët e muzikës Kosovare”. Në gusht të vitit 2013 fiton bursën për të studiuar në Summer Camp organizuar nga Instituti; Voce Doro INC në krye me Dorothy Stone (Soprano). Në Amerikë ka studiuar me Dorothy Stone (New York), Vera Calabria (L.A ), vazhdon studion akoma me Gary Norden pedagog këndimi dhe repertori (New York) dhe Caroline Isabel Merz (Germany). Me 2013 ka koncertuar në Pennsylvania në kuadër të Voce Doro INC, dhe në River Side Church si i ftuar nga “New York Conservatory” me rastin e Krishtlindjeve. Ka koncertuar në: disa vende të Evropës, dhe ne USA… Aktualisht jeton dhe vepron në New York.
http://www.nacionalalbania.al


Leave a Reply