Shpesh bëhemi kureshtar kur shohim çifte të vjetra që jetojnë ende të lumtur. Pyetja jonë është “Çfarë e mbanë dashurinë e tyre kaq të fortë?”.
Më poshtë mund të lexoni disa nga përgjigjet e femrave për këtë pyetje…
“Çiftet përpiqen të shohin partnerin e tyre si shokun më të mirë”, thonë psikologët. “Të bëni shaka, të ngacmoni njëri-tjetrin me batuta, ju bën më të lumtur, sepse ndihemi më afër njëri- tjetrit”, shtojnë ata.
“Unë dhe ai ka mundësi të mos i ndajmë punët përgjysmë, por e dimë që funksionojmë si një ekip”, thotë një zonjë.
“Ai ende më befason. Në karaoke, ai papritur merr mikrofonin dhe fillon të këndoj këngën tonë. Unë as që e kam ditur që ai di të këndojë”, thotë një zonjë tjetër në moshën 50 vjeçare.
“Nëse kaloni kohë të vështira së bashku, është një shenjë e fortë se ju mund të kaloni gjithçka së bashku. Sigurisht do të ketë situata të vështira, por kur e dini se do jeni pranë njëri tjetrit, kjo mjafton.”
Studimi tregon se çiftet që bëjnë gjëra të reja dhe të ndryshme së bashku janë më të lumtur se sa ata që kanë një rutinë të njëjtë.
Living .al


Leave a Reply