
Dashi
Plutoni do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni goxha debate dhe mosmarrëveshje me partnerin te cilat nuk do arrini dot t’i zgjidhni brenda kësaj dite. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me sjellën sepse jo vetëm qe nuk do e gjejnë personin e duhur, por do japin dhe përshtypje te gabuara. Me financat mos luani shume edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.
Demi
Fatmirësisht dita e sotme do jete mjaft e bukur dhe harmonike për ju qe jeni ne një lidhje. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani aspak te fshehta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por gjithçka do iu ndodhe si me magji. Edhe ne planin financiar gjendja do jete goxha e qëndrueshme. Mund te hiqni edhe disa para mënjanë.
Binjaket
Dite plot shkëlqim kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do jeni te barabarte dhe nuk do bëni asnjë veprim pa qene dakord me njeri-tjetrin. Jo te gjithë beqaret do jene me fat, prandaj disa do mbeten me te njëjtin status. Gjithsesi bëjini sytë katër. Ne sektorin financiar duhet te mendoheni shume here para se te shpenzoni. Situata nuk është ne gjendjen me te mire.
Gaforrja
Nëse doni qe gjerat te shkojnë mire ne jetën tuaj ne çift, duhet patjetër te bëni lëshime sot. Asnjëherë nuk mund te bini dakord ne çdo detaj, prandaj here pas here duhet mbyllur një sy apo një vesh. Beqaret do kenë takime romantike me persona impresionues. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Vazhdoni te kryeni shpenzime me kujdes.
Luani
Kjo do jete një nga ditët me te bukura te kësaj periudhe. Planetët do krijojnë një klime romantike dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do e mendojnë aspak dashurinë sepse te tjera gjera janë shume me te rëndësishme ne jetën e tyre. Te ardhurat do jene ne një gjendje me te mire. Përfitoni për te kryer investimet e nevojshme.
Virgjeresha
Do keni me shume nevoje se kurrë sot për partnerin tuaj dhe do kërkoni ta keni afër ne çdo moment. Edhe pse i zënë me pune ai do e gjeje kohen për ju. Beqaret do kenë thjesht disa takime si zakonisht, asgjë me tepër sesa kaq. Me financat duhet te bëni kujdes. Gjendja nuk do jete aspak e mire, kështu qe çdo hap duhet hedhur me kujdes dhe maturi maksimale.
Peshorja
Pas një periudhe te vështirë dhe te mbushur me debate, sot dielli do linde ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër, madje do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere. Beqaret do miqësohen tej mase me një te afërm te miqve te tyre. Gjendja financiare nuk është ende aq e mire sa për te kryer transaksionet e dëshiruara. Do iu duhet ende te prisni.
Akrepi
Nëse e teproni me xhelozinë ndaj partnerit tuaj sot, do keni goxha probleme dhe vështirësi. Ai nuk do jete ne humor për te duruar histerinë tuaj. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori shume te bukur dashurie. Gjendja financiare do jete disi me e qëndrueshme se me pare. Ndonjë shpenzim i vogël edhe mund te lejohet, por sigurisht jo për gjera te kota.
Shigjetari
Do ketë disa debate te vogla me partnerin sot, por nuk ka për te ndodhur asgjë e tmerrshme. Me pak maturi dhe kujdes mund ta zgjidhni shpejt situatën. Beqaret nuk duhet te dalin me cilindo qe do i ftoje sepse mund te lëndohen me pas. Ne planin financiar ka rrezik te jeni impulsive dhe te bëni gjera për te cilat shume shpejt do pendoheni. Kujdes!
Bricjapi
Çdo gjë do ece siç duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk pritet asnjë gjë e keqe, përkundrazi do kaloni çaste romantike ne një mjedis plot ngjyra. Beqaret, si femrat dhe meshkujt, do kenë takime te njëpasnjëshme dhe me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Financat do i keni ju ne dore. Po bëtë gabime do përballeni me vone me pasojat.
Ujori
Asgjë për t’u veçuar nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj sentimentale. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te përgjegjshëm për gjithçka qe do thoni e do bëni dhe do bashkëpunoni ne çdo moment. Beqaret do marrin ftesa, por do hezitojnë qe ti pranojnë ato. Financat do jene goxha te mira për shkak se gjithë këto kohe jeni treguar te arsyeshëm me shpenzimet.
Peshqit
Do keni divergjenca te mëdha me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Asnjeri prej jush nuk do hape rruge dhe lidhje nuk do ece aspak si e kishit menduar. Beqaret ende nuk do realizojnë takimet e ëndërruara, kështu qe do iu duhet te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë sfida. Prisni edhe disa dite për te bere një riorganizimim te situatës.


Leave a Reply