PËR KËTË ARSYE
Ne jemi këtu
Së pari
Për arsye dashurie
Po
Për këtë arsye
Jemi të gatshëm
Gjithmonë
Të vallëzojmë
Bashkë me ju
Stubëll, 7 korrik 2013
ME KEQARDHJE
Nuk kuptojnë
Të gjorët
Dashurinë sulmojnë
Po
Me keqardhje të madhe
Nga trojet tona
Duhet t’i largojmë
Stubëll, 7 korrik 2013
TË DUAN TË GJITHË
O dukuria
E ëmbëlsisë njerëzore
Mrekulli
Të jesh gjithmonë
Mes nesh
Po
Se të duan të gjithë
Gjithmonë
Stubëll, 7 korrik 2013
JU
Jeni të privilegjuar
Bashkë me ne
Dëshmitarë
Dhe argatë të parë
Në sistemin e dashurisë
Stubëll, 7 korrik 2013
ME SJELLJET TUA
O lulja më e bukur e stinës sime
Me sjelljet tua
Ma ke marrë zemrën
Truri më rri vetëm ke ti
Eja e marrim bashkë
Një vendim historik
Kurorëzohemi
Në fronin e dashurisë
Stubëll, 7 korrik 2013
SEPSE JEMI NE
Këtu në fron
Dhe në mbarë mbretërinë tonë
Gjithçks lulëzon
Me dashuri
Vetëm e vetëm
Pse jemi ne
Udhëheqës
Të misionit të dashurisë
Stubëll, 7 korrik 2013
BARRA E VETMISË
Është shumë e rëndë
Medet
I tërheq njerëzit
Deri në greminën e vdekjes
Stubëll, 7 korrik 2013
ME NGROHTËSI
Kjo stinë e bekuar
E verës
Me ngrohtësi
E rijetëson dashurinë
Në çdo pëllëmbë të tokës sonë
Përpara!
Stubëll, 7 korrik 2013
NDËRMJETËSUES
Ndërmjet akteve të dashurisë
Ndërmjetësues të shoh
Gjithmonë
I gatshëm
Për çështjet e të tjerëve
He-he-heee
Stubëll, 7 korrik 2013
NË ORËN TIME
Të gjtihë ndjehen mirë
Por më e vlefshmja
Dhe më e lumtura
Është mbretëresha
Stubëll, 7 korrik 2013
BUKURIA SHIHET NË SHPIRT
O njerëz të mirë
Të tokës sime
Ju lutem shumë
Mos e shikoni bukurinë e jashtme
Në njerëz
Shiheni atë shpirtërore
Stubëll, 7 korrik 2013


Leave a Reply